SHBA miraton shitjen e 730 raketave Patriot

  • A.P /
  • 31 January 2026 - 12:15
SHBA miraton shitjen e 730 raketave Patriot

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen e 730 raketave anti-ajrore Patriot Arabisë Saudite, aleatit të saj në Lindjen e Mesme, për 9 miliardë dollarë, një zhvillim që vjen në sfondin e përshkallëzimit të tensioneve mbi Iranin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shitja, për të cilën është njoftuar Kongresi, “do të mbështesë politikën e jashtme të SHBA-së dhe objektivat e sigurisë kombëtare duke forcuar sigurinë e një aleati të madh jo-NATO që është një forcë për stabilitet politik dhe përparim ekonomik në rajonin e Gjirit”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.

Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, Lockheed Martin, lejojnë kapjen e raketave balistike dhe raketave kruz, ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)