Meta reagon pas vendimit të Apelit: Asnjë çudi
Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një postim në Facebook, Meta ka theksuar se nuk është më i befasuar nga atë që e quan “drejtësi me regji”.
“U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën dhe për të zgjatur në mënyrë të paligjshme paraburgimin tim”, ka shkruar Meta.
Ai gjithashtu ka shpjeguar se gjykata u shmang nga gjykimi i ankesës së avokatëve të tij për vazhdimin e paraburgimit.
(Kosova Sot Online)
