Edhe Macron shfaqet në dosjen 'Epstein'
Në dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i presidentit francez Emmanuel Macron, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në disa email-e dhe shkëmbime mesazhesh, vetë Epstein pretendon se Emmanuel Macron i kishte kërkuar këshilla për çështje që lidhen me institucionet, politikat dhe shkencën.
Një email i vitit 2018 përmend një mesazh që Epstein ia atribuon Macron mbi nevojën për riformatimin e institucioneve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes sektorit publik dhe privat.
Në dokumente të tjera flitet edhe për një drekë në Pallatin Elysee në vitin 2016, kur Macron ishte ministër i Ekonomisë, si dhe një takim i përmendur në një komunikim tjetër privat.
Deri më tani, Presidenca Franceze nuk ka reaguar zyrtarisht për këto të dhëna të publikuara nga dosja Epstein.
Ky i fundit u gjet i vdekur në burg në vitin 2019, ndërsa ndaj tij kishte akuza për pedofili.
(Kosova Sot Online)
