Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

  • A.P /
  • 03 February 2026 - 07:20
Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe nganjëherë lokalisht edhe me intervale kohore me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe vende-vende me ngrica, kurse gjatë ditës rritje e temperaturave.

Minimalja pritet të zbres deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Nga e mërkura na pret mot jo-stabil, por jo i ftohtë. Priten vranësira, intervale kohore me diell dhe erëra jugore e jugperëndimore. Në mbrëmje reshje shiu më intensive në Shqipëri.

Dita e enjte pritet të vjen me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Borë vetëm në malet e larta.


(Kosova Sot Online)