Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 04 February 2026 - 10:15
Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se nga 19 dhjetori kanë operuar në regjim të jashtëzakonshëm të prodhimit, duke mbajtur sipas tyre 3 blloqe të “TC Kosova A” paralelisht në operim për plot 31 ditë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më poshtë sjellim komunikatën e plot të KEK:

KEK NË REGJIM OPERIMI TË JASHTËZAKONSHËM – MBI NJË MUAJ ME 3 NJËSI TË KOSOVËS A NË OPERIM NJËKOHËSISHT

Që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë, si vijon:

Dhjetor: → 9 ditë

Janar:

01–07 janar → 7 ditë

15–16 janar → 2 ditë

21–31 janar → 11 ditë

Shkurt:

01–02 shkurt → 2 ditë

Totali: 31 ditë operim me 3 njësi të Kosovës A në punë njëkohësisht

Ky nivel operimi përfaqëson një ngarkesë të jashtëzakonshme teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.

OPERIMI ME 4 NJËSI – STANDARDI I PASLUFTËS

Është shumë me rëndësi të theksohet:

Standardi operativ i KEK që nga paslufta ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese

(2 njësi nga Kosova A + 2 njësi nga Kosova B)

Një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent.

GJENDJA E JASHTËZAKONSHME: OPERIM ME 5 NJËSI

Për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë:

·       3 njësi nga Kosova A

·       2 njësi nga Kosova B

Ky është një operim mbi standardin normal, që kërkon:

·       angazhim teknik maksimal

·       mirëmbajtje të përshpejtuar

·       mobilizim të vazhdueshëm të stafit

NJËSIA A5 RIKTHEHET BRENDA PAK DITËSH

Bazuar në planifikimet aktuale: Njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese.

Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.

NJË PËRPJEKJE KOLOSALE QË MERITON VLERËSIM

Ky regjim operimi nuk është thjesht statistikë teknike.

Është rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4,000 punonjësve të KEK, të cilët:

·       punojnë në kushte të ngarkesës maksimale

·       mbajnë në operim kapacitete të vjetra por jetike për vendin

·       sigurojnë stabilitet energjetik në periudha kritike

Ky është një angazhim i jashtëzakonshëm kombëtar që meriton vlerësim real dhe publik.

KEK vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës, duke garantuar prodhimin vendor dhe sigurinë energjetike të Republikës së Kosovës.


(Kosova Sot Online)