Arrestohen tre të dyshuar për shitblerje narkotikësh
Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar tre të dyshuar për shitblerje narkotikësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Atyre u janë gjetur 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.
“Njësitet policore të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në bashkëpunim me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), gjatë natës së datës 04 shkurt 2026, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Arrestimi i të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë. Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.”
Atyre u është caktuar masa e ndalimit policor.
(Kosova Sot Online)
