Një grua lëndohet në vendin e punës
Një incident ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një grua është lënduar në vendin e punës, në rrugën “Normalja e Gjakovës”, brenda objektit të Fakultetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, lëndimi dyshohet se është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme.
Për pasojë të lëndimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Njësitë relevante ndodhen në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm lidhur me këtë rast,” tha Krasniqi.
(Kosova Sot Online)
