KQZ certifikon rezultatet e 28 dhjetorit

  • A.P /
  • 10 February 2026 - 08:34
KQZ certifikon rezultatet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, 43 ditë pas mbajtjes së tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Certifikimi u bë me 11 vota për.

VV ka fituar 51.10 për qind të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK ka marrë 20.19 për qind të votave, apo 22 ulëse, LDK 13.24 për qind, apo 15 ulëse, ndërsa AAK 5.50 për qind, apo gjashtë ulëse.

Certifikimi i zgjedhjeve u vonua pasi KQZ mori vendim për rinumërim total të votave, pas dyshimeve për manipulim.

Qindra komisionerë u arrestuan nën dyshimin për manipulimin e votave. Shtatë Prokuroritë Themelore të Kosovës kanë autorizuar Policinë për hetimin e tyre.

Hapi i radhës tash është thirrja e seancës konstituive.

Seanca duhet të mbahet brenda 30 ditësh dhe duhet të thirret nga Presidentja Vjosa Osmani, por në rast se ajo nuk e thërret seancën, Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30’të.

Përgatitja për seancën konstituive është përgjegjësi e kryetarit të legjislaturës paraprake, në këtë rast Dimal Bashës.

(Kosova Sot Online)