Dimal Basha i thërret kryetarët e partive për takim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive për nesër nga ora 12:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Derisa kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, do të takohet me kryetarët e subjekteve politike sot në ora 17:00.
Në rend të ditës është pika “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.
(Kosova Sot Online)
