Avni Dehari kthehet në krye të Kuvendit

  • A.P /
  • 10 February 2026 - 15:15
Avni Dehari kthehet në krye të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, do të rikthehet në karrigen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të drejtuar seancën konstituive të thirrur për të mërkurën në orën 12:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dehari si deputeti më i vjetër do ta drejtojë këtë seancë në të cilën pritet të zgjidhen organet e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga kryetari i ri dhe duke u përmbyllur me nënkryetarët.

(Kosova Sot Online)