Ndalohen disa të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

  • A.P /
  • 12 February 2026 - 09:45
Ndalohen disa të dyshuar për bixhoz të paligjshëm

12 persona janë ndaluar nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm në Junik.

Kështu ka konfirmuar Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Nikçi bëri të ditur se janë sekuestruar para kesh e prova tjera materiale.

“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale te cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)