Kurti: Nga nesër mund t’i fillojmë diskutimet për çështjen e Presidentit
Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e parë të qeverisë së re se është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e Presidentit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se këto diskutime mund t’i fillojnë që nesër.
“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.
(Kosova Sot Online)
