Sekuestrohen 45 kg ari
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në koordinim me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, Policinë e Kosovës dhe Doganën e Kosovës – Njësia Kundër Kontrabandës, ka realizuar sot një aksion të gjerë inspektimi te operatorët ekonomikë që tregtojnë metale të çmuara në Rajonin e Pejës.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit janë sekuestruar45 kg ari,
Qëllimi i këtij operacioni ishte verifikimi i ligjshmërisë së tregtimit, prejardhjes së metaleve të çmuara dhe respektimit të standardeve teknike sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë.
Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët dhe zyrtarët e institucioneve të përfshira evidentuan shkelje të shumta, të cilat rezultuan në masat e mëposhtme:
Ndalim i përkohshëm i mallrave: IQMT ka ndaluar mbi 20 kg ari të paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Këto mallra do të mbeten të bllokuara deri në përfundimin e procedurave ligjore.
(Kosova Sot Online)
