Kurti: Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes

  • A.P /
  • 19 February 2026 - 07:48
Kurti: Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesazhin e tij, Kurti thekson se “Ramazani është një kohë e vetëpërmbajtjes individuale dhe solidaritetit kolektiv, e mëshirës hyjnore dhe mirësisë njerëzore”.

“Ramazani është muaj i vetëpërmbajtjes individuale dhe i solidaritetit kolektiv, i mëshirës hyjnore dhe i mirësisë njerëzore. Ai na fton që veten ta rigjejmë te bashkësia dhe na rikujton se begatia është bekim, ndërkaq empatia është virtyt. Të gjithë besimtarëve e besimtareve myslimane ju uroj përzemërsisht agjërim të lehtë dhe përmbushje shpirtërore. Ky muaj i veçantë ju sjelltë paqe në shpirt dhe lumturi në zemër. Ju bëftë mirë syfyri i parë”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

(Kosova Sot Online)