Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë
Reshjet e shiut rikthehen të premten në Kosovë, në disa momente edhe më të dendura dhe më këmbëngulëse, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë natës, me hyrjen e ajrit më të ftohtë dhe afrimin e së shtunës, pritet që shiu të kthehet në borë edhe në disa pjesë të vendit, ndërsa temperaturat shënojnë rënie.
E shtuna dhe e diela sjellin më shumë vranësira, por mes tyre do të hapen edhe intervale me diell, duke krijuar një fundjavë tipike dimërore me ndryshime të shpeshta.
(Kosova Sot Online)
