Njihuni me parashikimin e motit për të premten
Të premten në Kosovë pritet një ditë e qetë dhe me shumë diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës qielli do të jetë i pastër, ndërsa në mbrëmje mund të shfaqen disa re të lehta kalimtare. Nuk priten reshje.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 12°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
