Macron: Populli iranian duhet të ketë mundësi

  • A.P /
  • 28 February 2026 - 16:45
Macron: Populli iranian duhet të ketë mundësi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar ndaj zhvillimeve në Lindje të Mesme, duke thënë se “shpërthimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, bart pasoja të thella për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke e përshkruar përshkallëzimin si “të rrezikshëm për të gjithë”, ai ka thënë se regjimi iranian “duhet ta kuptojë se nuk ka mundësi tjetër përveç angazhimit me bindje të mira në negociata, për t’iu dhënë fund programeve bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe aktiviteteve rajonale destabilizuese”.

“Populli iranian duhet të ketë mundësi të ndërtojë të ardhme të lirë”, ka thënë ai në një postim të X, duke bërë të ditur se kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa do të konsultohet me aleatë evropianë dhe rajonalë.

(Kosova Sot Online)