Rutte: Duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, sot gjendet në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rutte u prit nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova në vilën “Vodno”. Në konferencën e përbashkët me presidenten, Rute lavdëroi përkushtimin dhe kontributin e ushtarëve të RMV-së në ruajtjen e paqes në pjesët lindore të NATO-s.
Ai gjithashtu përmendi si pozitive buxhetin që ndan vendi për mbrojtje e cila është pak mbi 2% nga Bruto prodhimi vendor (BPV) , duke synuar arritjen e 5 përqindëshit siç pritet në vitin 2035. Ai tha se është e qartë se duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët
“Nuk është koha të jemi të kënaqur. Të gjithë parnerët duhet të bëjnë më shumë duke e rritur investimin në mbrojtje dhe duke i furnizuar plotësisht misionet dhe aktivitete e NATO-s. Kështu do të kemi më shumë siguri, rritje më të madhe ekonimike dhe më shumë vende pune” tha ai mes tjerash.
(Kosova Sot Online)
