Ky është parashikimi i motit për Fitër Bajram
Moti për ditën e festës së Fitër Bajramit në Kosovë parashihet të mbajë i vranët dhe me intervale me diell, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 1 deri në 7 °C.
Në Shqipëri parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri në 14 °C.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të mbajë pjesërisht me re e periudha me diell. Temperaturat gjatë kësaj dite do të luhatën nga 2 deri në 12 °C.
(Kosova Sot Online)
