Berisha: Kjo është arritje e rëndësishme për Kosovën

  • A.P /
  • 20 March 2026 - 14:00
Berisha: Kjo është arritje e rëndësishme për Kosovën

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një zhvillim pozitiv dhe të merituar.

Berisha në një postim në ‘Facevook’, këtë vendim e konsideron si një arritje të rëndësishme për Kosovën.

Postimi i plotë:

Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.

Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.

PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!

(Kosova Sot Online)