Afati i Trumpit për Ngushticën e Hormuzit po afron

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 11:15
Afati i Trumpit për Ngushticën e Hormuzit po afron

Afati i presidentit amerikan, Donald Trump për Iranin për të hapur Ngushticën e Hormuzit do të skadojë pak para mesnatës sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Të shtunën në mbrëmje, Trump tha se nëse kanali i transportit detar nuk hapet “pa kërcënim” brenda 48 orësh, atëherë ShBA do të “shkatërrojë” termocentralet e Iranit, raporton BBC.

“Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa kërcënim, Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 orëve nga kjo pikë e saktë në kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe shkatërrojnë centralet e tyre të ndryshme elektrike, duke filluar nga më i madhi”, pati shkruar Trumpi të shtunën.

(Kosova Sot Online)