Tre të mitur janë arrestuar për tentim vrasje

  • A.P /
  • 22 May 2026 - 12:15
Tre të mitur janë arrestuar për tentim vrasje

Tre të mitur janë arrestuar në Istog për therjen e të enjten ku një person mbeti i plagosur rëndë.

Policia njoftoi se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim. 

“Janë arrestuar tre të dyshuar, të mitur, pasi të njëjti ishin përfshirë në një rast rrahje. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar dy mjete të mprehta-thika të cilat dyshohet se janë përdorur”, thuhet në raportin e PK-së. 

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.  

(Kosova Sot Online)