Muharremi: Ja nisi Albin Kurti me ble vota me para publike para zgjedhjeve

  • A.P /
  • 22 May 2026 - 11:15
Muharremi: Ja nisi Albin Kurti me ble vota me para publike para zgjedhjeve

Analsiti Shenoll Muharremi ka reaguar pasi Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktivë.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Muharremi ka shkruar se “ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet”.

Postimi i tij i plotë:

“Qeveria ndan nga 100 euro”

Ja nisi ky me ble vota me para publike e me i manipulu zgjedhjet.

Qysh nuk ju vjen marre aspak? Ky është korrupsion i pastër elektoral dhe abuzim me paranë publike për interesa të një partie në kohë zgjedhjesh.

Kështu, kur nuk je i zoti me qeverisë e me kriju mirëqenie, por krijon vetëm kriza, tash nga paniku për ndëshkim në zgjedhje i ndani lëmosha me ua ble votën qytetarëve që i keni varfëruar. Shtresave më të margjinalizuara të shoqërisë.

Fatkeqësisht, 100 euro nuk dalin për asgjë në ditën e sotit, me këto çmime astronomike që janë kriju nga keqmenaxhimi i energjisë dhe ekonomisë që ka kriju inflacioni e  rritje të çmimeve kronike. Qytetarëve u duhet siguri dhe stabilitet afatgjatë, jo vitra.

Merrini paret, e ndëshkojini me votë!

Këta ju kanë marrë e ju kanë varfëruar me mijëra euro; këto 100 euro janë vetëm për me ju mashtru për votë.

(Kosova Sot Online)