Mbërrijnë avionët e parë luftarakë F-35

  • A.P /
  • 26 May 2026 - 13:15
Mbërrijnë avionët e parë luftarakë F-35

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka njoftuar se kanë mbërritur në Poloni avionët e parë luftarakë F-35.

NATO publikoi disa fotografi nga ky moment që u quajt “historik”.

“Avionët e parë luftarakë F-35 kanë mbërritur në Poloni  Një moment historik për Forcën Ajrore Polake dhe pjesën lindore të NATO-s, duke shënuar vendosjen e përhershme të avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë në rajon ”, thuhet në postimin e NATO-s në Facebook.

(Kosova Sot Online)