Ja çfarë moti na pret këtë javë
Moti të hënën në Kosovë do të karakterizohet nga mot pjesërisht i vranët dhe intervale me diell. Gjatë ditës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të shkurtër shiu, ndërsa temperaturat mbeten të larta.
Të martën pritet përmirësim i kushteve atmosferike, me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, duke vijuar moti i nxehtë.
Ditën e mërkurë parashikohet mot më i paqëndrueshëm, me alternime dielli dhe vranësirash, si dhe mundësi për reshje të izoluara shiu.
(Kosova Sot Online)
