Policia e Kosovës del me njoftim
Policia e Kosovës, përmes raportit ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi që i njëjti ka ndjekur dhe ka tentuar ta godasë me mjet të mprehtë një grua.
Në raport shtohet se, viktima ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan / 09.06.2026 – 10:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë në stacionin policor sepse është ndjekur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta godas me një mjet të mprehtë. Zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)
