Ja çfarë moti na pret të enjten

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 07:19
Ja çfarë moti na pret të enjten

Të enjten në Kosovë pritet mot fillimisht me diell dhe intervale vranësirash. Gjatë orëve të ditës, vranësirat do të shtohen dhe do të zhvillohen, duke sjellë reshje shiu, rrebeshe lokale si dhe shkarkesa elektrike. Në zona të veçanta nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së breshrit.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 29°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)