Prishtinë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
Raportohet se në një pikë kontrolli në lagjen Veternik në Prishtinë, është ndaluar një veturë me targa të Francës dhe ngasësi pasi i ka dhënë dokumentacion zyrtarëve policor, është larguar me vrullë nga vendi i ngjarjes. Njësit policore kanë arritur që veturën ta gjejnë të parkuar në një garazh të një qendre tregtare e cila dhe është konfiskuar.
Njësit policore gjithashtu në një kafitëri kanë identifikuar dhe arrestuar pasagjerin mashkull, i cili në momentin e arratisjes ishte në veturë.
Ndërsa gjatë kontrollit në trup te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit HS-9 me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm. I dyshuari ka prezantuar një letër njoftim i cili dyshohet se është i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot)