Njihuni me Chavez, Supermenin njerëzor (Foto)

  • 30 June 2015 - 15:30
Njihuni me Chavez, Supermenin njerëzor (Foto)

Një jetë të tërë për t’u bërë si Clark Kent, Supermeni.

Herbert Chavez, 37 vjeç ka një jetë të tërë që përpiqet të ngjajë me idhullin e tij të fëmijërisë.

Prej 18 vjetësh ai ka bërë ndërhyrje të shumta për të pasur pamjen e Supermenit por së fundmi mjekët i kanë thënë “stop”.

Ai ka bërë 23 ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar vetullat, sytë, mollëzat, hundën dhe zbardhur lëkurën.

Por mjekët e ndaluan çmendurinë e tij ku atij i hipi dëshira që të bënte ijet prej çeliku.

Chavez dëshironte të injektonte një lloj substance helmuese për të bërë më të forta ijet, transmeton mapo.

Ai njihet edhe si një ndër koleksionuesit më të mëdhenj të Supermenit dhe për këtë ka hyrë në Librin Guinness.

“Ka qenë heroi im i fëmijërisë dhe gjatë gjithë jetës ka pasur një dëshirë: të bëhem si ai”, rrëfen 37-vjeçari.

Image
Image
Image
Image
Image
Image