Liqeni, i cili i shndërron zogjtë në gurë

  • 22 March 2017 - 15:36
Liqeni, i cili i shndërron zogjtë në gurë

Në veri të Tanzanisë gjendet një liqen unik në botë. Për dallim nga liqenet e tjera, liqeni Natron është i veçantë për faktin se kafshët që e prekin, i shndërron në gurë.raporton Gazeta Kosova Sot

Sipas revistës shkencore “New Scientist“, temperatura e ujit në këtë liqen mund të rritet deri në 60 shkallë celsius, derisa alkaliteti i ujit është midis pH 9 dhe pH 10,5. Liqeni në fjalë e ka marrë emrin sipas përmbajtjes së vet, ku dominojnë karbonatet dhe natrium hidrogjenkarbonati. Për këtë shkak, kush e prek atë menjëherë shndërrohet në gur.

Kjo mrekulli e natyrës ka shtyrë fotografin britanik Nik Brandt, që të fotografojë shpezët e shndërruara në gurë, si dhe kafshët e tjera të nxjerra në bregdet. 

(Kosova Sot)