Kafsha me gjuhën më të gjatë ndër të gjithë gjitarët

  • 20 May 2017 - 12:12
Kafsha me gjuhën më të gjatë ndër të gjithë gjitarët

Një lakuriq nate ka gjuhën më të gjatë nga të gjithë gjitarët, në raport me trupin.

Kjo kafshë shumë e rrallë është zbuluar në vitin 2005 në Ekuador. Ai ka një gjuhë 8,5 centimetër, ndërsa gjatësia e trupit të tij nuk i kalon 6,7 cm.

Studiuesit kanë ekzaminuar deri tani 4 ekzemplarë të këtij lloji. Ata kanë arritur në përfundimin se gjuha e gjatë është rezultat i evolucionit.

Ai ushqehet me nektar lulesh, të cilin e arrin vetëm falë gjuhës së gjatë.

(Kosova Sot)