Me çka e kanë ndezur zjarrin para se të shpikej fija e shkrepëses?
Para se të shpikej fija e shkrepëses është përdorur një gur shkrepës. Guri është rrahur për një shufër metali dhe teposhtë lëshonte shkëndijë tek ndezësi (zakonisht qymyr guri i thatë apo mbeturina të gacave).
Ndezësi fillonte të skuqej dhe me pak shkathtësi e duke e fryrë ndizej flaka. Fijet e sigurta për shkepëza janë shpikur në fund të shekullit XIX.
(Kosova Sot)