Fakte interesante rreth maceve
Mendoni se dini gjithçka rreth maceve? Mos jini kaq të sigurt!
-Macet janë ndër manarët më të pëlqyer në botë.
-Ekzistojnë më shumë se 500 milionë mace të buta (që mbahen në shtëpi) në botë.
-Macet dhe njerëzit kanë filluar të shoqërohen para rreth 10 000 vjetësh.
-Macet mbledhin energjinë e tyre duke fjetur mesatarisht 13 deri 14 orë në ditë.
-Macet kanë trupa elastikë dhe dhëmbë të përshtatshëm për kapjen e kafshëve të vogla, sikur që janë minjtë e vegjël dhe minjtë e fushave.
-Macet e buta zakonisht peshojnë 4 deri 5 kilogramë.
-Macja e butë me peshën më të madhe kishte pak më shumë se 21 kilogramë.
-Macet mund të jenë grabitqare të rrezikshme dhe shumë tinëzare, duke vendosur këmbët e pasme në të njëjtat vende ku kanë qenë edhe këmbët e përparme, gjë që e zvogëlon zhurmën dhe gjurmët e dukshme.
-Macet shohin shumë mirë gjatë natës, duke parë në një dritë gjashtë herë më të dobët se që shohim ne, njerëzit.
-Macet po ashtu e kanë të zhvilluar mirë shqisën e të nuhaturit dhe të dëgjimit.
-Macet më të vjetra ndonjëherë mund të jenë agresive ndaj koteleve (maceve të vogla).
-Maceve të buta u pëlqen të luajnë, gjë që vlen sidomos për kotelet, të cilat kënaqen duke luajtur me ndonjë lëmsh të leshtë, p.sh. Loja e luftimit midis koteleve mund të jetë përgatitje për gjueti dhe luftim kur të rriten.
-Macet mesatarisht jetojnë nga 12 deri 15 vjet.
-Macet shpenzojnë një kohë të gjatë duke e lëpirë gëzofin e tyre, në mënyrë që të jenë të pastra.
-Macet e egra mund të jenë të dëmshme për njerëzit, sepse i hanë pulat dhe i rrezikojnë kafshët tjera të buta.
(Kosova Sot)