Me çfarë ushqehen lejlekët?
Lejlekët ushqehen me brejtës, krimba të tokës dhe të gjitha llojet e reptilëve dhe amfibëve të vegjël. Ata nuk kanë ndonjë ushqim të preferuar – ata ushqehen me kafshë që jetojnë më shumë rreth foleve të tyre.
Lejlekët europianë kanë ndërtuar foletë e tyre në struktura të krijuara nga njeriu që në Mesjetë. Ata mund të gjenden në çatitë e shtëpive, kullave, oxhaqeve, mureve, mullarëve, veçanërisht ndërtojnë fole në majën e kullave.
Lejlekët rikthehen për t’u shumuar në të njëjtin vend ose afër tij, çdo vit. Më të vegjëlit gjithmonë provojnë të rikthehen në vendin ku u lindën – mund të gjenden edhe disa fole që kanë qenë në përdorim për qindra vite.
(Kosova Sot)