Rivendosja e të njëjtës çështje (edhe) në Kuvenḍ ̣në parim ̣e palejuar!
Shkruan: Prof. dr. Riza SMAKA
Res Iudicata
Kurdoherë një çështje juridike ̣ vendoset nga organi përkatësisht institucioṇi I caktuar (në rastin konkret ,kur Kuvendi I RK-së e refuzoi proejkt – amendmentin për krijimin e bazës kushtetuese për adoprimin e Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara - LDHGJPS) e njëjtạ temë, sëpakut nga dy shkaqe , nuk lejohet të rivendoset po nga ai organ apo institucion!
Sëpari, sikundër të ofrohej për miratim propozim – amendmenti për krijimin e bazës kushtetuese për adOptimin e LDHGJPS-sẹ̈, pashmangshëm do të reflektohej intenca dhe tendenca e presionit nëse jo eksplicit atëherë sëpakut implicit të ushtruar ndaj deputetëve refuzues të atij akti legal gjë që do t'ishte edhe akt violent dhe në kundershtim me statusin e deputetit të stiPuluar me n.70 të Kushtetutës dhe n. 21 – 26 të Rregullores së Kuvendit të RK-së si dhẹ,
Së dytị , çështja qe vendoset apo gjykohet një herë (Res Iudiciata & Ne Bis In Idem) në një procedurë , instancë dhe në gjendjen faktike të njëjtë, asnjëherë dhe askund nuk lejohet të rivendoset përkatësisht të rigjykohet në të njëjetën instancë , nga organi apo institucioni i njëjtë!!
Vetëm në procedurat juridike , sipas mjetit juridik ordinar- të rregullt, lehohet dhe arsyetohet rivendosja e të njëjtës çështje nga organi përkatësisht institucioni i njëjt, por, vetëm atëherë kur do të konkstatohej përkatësisht do të konkludohej se ndonjë theksim ankimor është i bazuar ! Trajtimin e procedimin e tillë e justifikon edhe parimi i ekonomisë në procedurën civiḷe, administrative dhe penale!
Nderkaq , në çështjet juridike – politike , çfarë ishte propozimi i amendmentit për krijimin e bazës kushtetuese për miratimin e Projekt – Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara ( LDHGJPS) ̣ ,edhe nëse nuk do t'ishte stipuluar ndryshe me ndonjë akt juridik të përgjithshëm, çfarë është Rregullorja për Kuvendin e RK-së, çështja e vendosur njëherë , në parim , nuk lejohet as nuk arsyetohet për tu rivendosur, sëpakut jo, para skadimit të afatit juridik të arsyeshëm ,në kohëzgjatje prej , sëpakut, gjashtë muajsh ̣përkatësisht, para se do të aplikoheshin modifikime të caktuara në aktin e trajtuar e të vendosur më parë!
Qeveria e Kosovës duhet të veprojë
Qeveria e RK-së , pas refuzimit të propozim-amendmentit për krijimin e bazës kushtetuese për miratimin e LDHGJPS-së ̣,do të duhej të ishte proaktivẹ, për dallim të indolencës burokratike ,çfarë ishte para refuzimit të aktit në fjalë , ashtu që,
- të bashkëpunonte dhe bashkëvepronte sinçerisht me opozitën parlamemtare,
- të bashkëpunonte ngushtë me përfaqësuesit relevantë të institucioneve të EU-së dhe të SHBA-ve për ndryshime e plotësime të domosdoshme të LDHGJPS-së ( referuar parimit juridik ndërkombëtar të jurisdiksionit vendor dhe të primatit të kushtetutës ndaj cilit do akt ligjor si dhe zbatimit të ligjit të aplikuar – Kodit Penal dhe Kodit për Procedurën Penale të Kosovës aq më parë – A Fortiori kur të njëjtit janë koherent dhe në harmoni me të Drejtën e EU-së), si dhe,
- pas një afati të arsyeshëm e të fiksuar tok me opozitën parlamentare , Kuvendit të RK-së t'i propozojë ( e të mos e papërfillë të njëjtin sikundër më parë, në vend të propozimit të arsyetuar bindshëm, me një informim të cekët e bizar!) për miratimin e amendmentit të nevojshëm për krijim të bazës kushtetuese për adoptimin e LDHGJPS-së!
Përfundime
Qeveria e Kosovës ,në radhë të parë ,Kryeministri ,kërkohet të krijojë ura të bashkërenditjeve dhe të bashkëpunimeve të sinçerta dhe të rregullta me liderët e partive politike opozitare dhe ,ashtu, pashmangshëm do të krijiheshin parakushte elementare për tu arrjitë një marrëveshje politike e qendrueshme dhe racionale referuar miratimit eventual të LDHGJPS-së, poqëse,Conditio Sine Qua Non ,do të përfilleshin , sëpakut, këto premisat në vijim:
Sipas nenit 19 të Kushtetutës, (ngjashëm ,me cilën do kushtetutë të shteteve demokratike bashkëkohore ) marrëveshjet ndërkombëtare i ratifikon Kuvendị i RK-së përkatësisht parlamentị apo asambleja e shtetit respektiv!
Ndryshe ,sipas nenit 4 të LDHGJPS-së, dhoma gjyqësore apo prokuroriale e specializuar, për ndonjë marrëveshje ndërkombëtare të arritur ̣ , në vend të përfilljes së nenit 18 të Kushtetutës së RK-së ̣, e njëjta , duke e ignoruar papërfillshëm atë postulat esencial , as qe do t'i lutej kortezisht ( " ask"̣ ̣, " claim", require" ), poṛ, Qeverisë së Kosovës , vituelisht do t'i kërkonte me disksion imperativ ( ..." shall seek to...") jo për "ratifikim" por vetëm për një pelqim në marrëveshjen ndërkombëtare të caktuar !
Seandejmi ̣,dispozita e nenit 4 të LDHGJPS-së, Volens Nolens ,do të duhej të riformulohej në harmoni me nenin 18 të Kushtetutës së RK-së!
Poashtu, nevojitet që në LDHGJPS-në, të modifikoheshin dispozitat të cilat aktualisht i papërfillin dhe i nëpërkëmbin parimet ndërkombëtare valide referuar Lex Rei Sitaẹ & Ius Soli ...përkatësisht procedimet juridike penale sipas premisave të jurisdiksionit materjal e personal (vendit të kryerjes së aktit kriminal si dhe zbatimit të ligjit vendor , aq më parë kuṛ , edhe LDHGJPS-i aludon dhe supozon kryerje të krimeve të caktuara nga qytetarë të Kosovës, kryesisht, në Kosovë ; aq më pare kur ( A Fortiori) sikundër Kodi Penal dhe Kodi për Procedurën Penale i Kosovës janë koherentë dhe në harmoni me të drejtën e EU-së !
Rrjedhimisht, të pandehurit e , rrjedhimisht ,të akuzuarit për kryerje të akteve kriminale ( veprave penale) kurrsesi të mos jenë vetëm shqiptarët kosovarẹ̈ ,poṛ ,cili do qytetar kosovar i dyshuar për kryerje të akteve kriminale ( veprave penale) në dhe gjatë periudhes së caktuar me LDHGJPS-në!
Nëse në LDHGJPS-në, do të inkorporoheshin edhe këto modifikime, atëherë, edhe opozita parlamentare Kosovare tok me deputetë pozitarë refuzues të pokëtij aktị në formulimin aktual tejet problematik, me bazë do të mund të pritej qe të ishin kooperativ në bashëveprime të koordinuara me pozitën parlamentare përkatësisht Qeverinë e Kosovës!