Ata që 20 vjet ishin në pushtet dhe dështuan nuk mundë të kërkojnë mrekulli me ndryshime, për ti kompensuar dhe riparuar dy dekadat e qeverisjes së korruptuar

Ata që 20 vjet ishin në pushtet dhe dështuan nuk mundë të kërkojnë mrekulli me ndryshime, për ti kompensuar dhe riparuar dy dekadat e qeverisjes së korruptuar
Ata që 20 vjet ishin në pushtet dhe dështuan nuk mundë të kërkojnë mrekulli me ndryshime, për ti kompensuar dhe riparuar dy dekadat e qeverisjes së korruptuar

Arsim Aziri

  • 28 April 2024 - 08:53

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

 

Aktualisht partitë e regjimit të vjetër, këto që sot po e bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës dhe po i mbajnë peng rreth 400 milion euro investime potenciale në vend sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për ratifikim, nuk kanë reflektuar fare për tu reformuar dhe kulturuar në frymën demokratike, fare pak kanë arritur ta reformojnë qendrën e tyre me disa ndryshime simbolike dhe kozmetike, prandaj edhe po gëzojnë mbështetje të vogël në matjet e opinionit publik.

 

 

Opinioni publik po bombardohet çdo ditë me kritika të opozitës, ish pushtetarëve të kaluar, për siç thonë ata, dështimet dhe korrupsionin e degradimin e shtetit nga një lidership i ri politik i cili përherë të parë ka ardhur në pushtet, ka mbushur tre vjet dhe është në shterim të mandatit të parë. Shikuar realisht, duhet pranuar se vendi është keq qeverisur për kohët të gjatë dhe krejt ai degradim që ka dërrmuar vendin tonë dhe që sot iu ngarkohet në aspekt energjizues, sepse ka rrjedhur prej partive që sot kanë karakter opozitar. Dhe duke qenë brenda këtyre referencave apo konditave s'kanë sesi t'i arsyetojnë politikat e tyre për kinse më racionale dhe brenda domenit qytetarë. Vendi aktualisht s'po mund të këndellet pikërisht për shkak të qasjes kleptokratike, që e ka dominuar shoqërinë tonë dhe t'u besohet sërish partive faturuese për gjendjen aktuale është e palogjikshme. Të vetmen gajle që do të duhej ta bartin eksponentët në opozitë, LDK, PDK dhe AAK në këtë kohë, është se kush prej tyre do e kalojnë pragun zgjedhor, e kush do futet rishtas në parlament por me rënie akoma më të madhe të besimit qytetar, në zgjedhjet e radhës, kurdo që do të mbahen ato, qofshin në afatin e rregullt ligjor e kushtetues apo edhe të parakohshme?! Kjo është çështja që ish dashtë me i shqetësua më shumë, jo edhe përqindja e lartë e partisë në pushtet dhe akuzat të cilat ata po i drejtojnë kinse për korrupsion dhe mungesë të rezultateve në plotësimin e programit qeverisë dhe realizimin e premtimeve të dhëna elektorale. Asnjë nga këto parti politike që tashmë janë në opozitë nuk dallojnë shumë mes tyre. Dorën në zemër, këtë e ka treguar edhe vota ndëshkuese e qytetarit, se janë parti të dëshmuara për nivelin e lartë të keq qeverisjes, prandaj të gjithë së bashku, sipas sondazheve që po qarkullojnë , gëzojnë vlerësime minore falë dëmeve që ia kanë sjellë shoqërisë sonë padrejtësisht ndër vite.

 

Pra, partitë politike që kanë prodhuar imazh të keq për shtetin tonë, do të ndëshkohen edhe në zgjedhjet e përgjithshme kurdo që do të mbahen. Referencë të besueshme po ofrojnë edhe matjet e fundit mbi partitë politike. Kështu që, opozita për ta restauruar fuqinë e saj politike, duhet të pastrohet urgjentisht prej figurave tashme përgjegjëse sa i përket degradimit, në mënyrë që të ketë shtrije niveli të besimit tek qytetari që rrjedhimisht e ka rolin kyç.

 

Aktualisht partitë e regjimit të vjetër, këto që sot po e bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës dhe po i mbajnë peng rreth 400 milion euro investime potenciale në vend sipas marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në pritje për ratifikim, nuk kanë reflektuar fare për tu reformuar dhe kulturuar në frymën demokratike, fare pak kanë arritur ta reformojnë qendrën e tyre me disa ndryshime simbolike dhe kozmetike, prandaj edhe po gëzojnë mbështetje të vogël në matjet e opinionit publik. Vetëm reforma e thellë bën punë të mirë për secilin subjekt politik, pozitë apo opozitë. Ndryshe konsideroj se nuk funksionon demokracia për të cilën jemi përcaktuar, nuk ndërtohet shteti ligjor dhe nuk luftohen dukuritë negative për të cilat të gjitha partitë politike kanë premtuar dhe janë zotur!

Ndërsa edhe pushti aktuale duhet akoma më shumë ta rrisë nivelin e angazhimit dhe përgjegjësisë, duke quar kështu në rritjen e komponentëve të dimensionit demokratik dhe ngritjen e treguesit të zhvillimit ekonomik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".