Hashim Thaçi dekoron spiunë, udbash, hajna, tradhtarë, bandën 'Pronto' dhe jo edhe Rifat Jasharin! - Opinione - Kosova Sot
Hashim Thaçi dekoron spiunë, udbash, hajna, tradhtarë, bandën

Hashim Thaçi dekoron spiunë, udbash, hajna, tradhtarë, bandën 'Pronto' dhe jo edhe Rifat Jasharin!

Dekori edhe dëshmitarët që i kanë dalë në gjyq Adem Demaçit 

Sipas burimeve të mia, të sigurta, në këtë listë që bën Hashimi i Brojës, që para lufte ka ngrënë sapunin për djathë, pas luftës supermilioner dhe kapo i klanit FAMËZI "PRONTO", merr pjesë edhe këlyshi i UDB-së serbe me librezë zyrtare, kumbara i Jovica Stanishiqit, shushunja serbe, që shante shqiptarët në çdo tre rreshta dhe se lokalet e zyrat e UDB-së në Beograd i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij, që quhet BATON FAZLI HAXHIU. Kësaj radhe po fillojmë me prezantimin se kush janë të dekoruarit nga ky kapo i 'Prontos' dhe për të ndalur vetëm një Zot e di ku...

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Hashimi i Brojës, i dalë president me anë të pazareve të nëntokës kriminale, mes ortakëve të klanit banditesk, më i rrezikshëm në Ballkan dhe që ia kalon edhe klanit famëzi të Legias, të Zemunpoljes, ortaku tjetër ishte kopili i Titos, hajni i Diasporës dhe krahu i djathtë i Rrahmanzinjve, Isa Mustafa, dhe me ndihmën e nipave të Drazh Mihajlit, që quhej "ZAJEDNICA". Jemi dëshmitarë të kohës kur këto dy banda; Klani PRONTO, që shkatërroi Kosovën, pak më shumë se antishqiptari Aleksandër Rankoviq dhe kopilët e Titos, të dalë nga bishtat e UDB-së, ish-jugosllavët, janë mbledhur jo më pak se gjashtë muaj kokë më kokë, sepse nuk binin në ujdi se si t´i ndajnë pazaret e hajnisë dhe postet se ku do të vidhen më mirë e më lehtë. Askush nuk i dinte me mirë ketë kope të staneve se ku buron hajnia, se këto banda. Pra, u mblodhën bashkë për interesa të tyre personale e assesi për interesa të vendit, herë-herë në këtë kope merrnin pjesë edhe tyxharët e Rambos, ata të sexklubit, ku ziheshin nëpër jahtet luksoze të bandave serbe, fjalën e kam për hajnin dhe banditin Shpend Jahti dhe disa cuba axhami që quheshin dikur 'Vetëvendosje', nejse tani janë bërë në 25 copë, e u bëfshin 101, se u treguan mashtrues. Kohë pas kohë në këtë pazar u përzien edhe serbo-rusët e Pacollit dhe ata hajna të arsimit, hajnat e asfaltit, hajna më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë, apo Ballkan, por hajna pa konkurrencë në Evropë...

Dekori njerëz të SHIK-ut e të SIA-s

Sido që të jetë, këto banda të mafiooligarkëve pasi u bënë copë e grimë, në fushata parazgjedhore që shaheshin në rrënjë e në degë, po këta nuk e kanë fare gajle atë punë, i harruan të gjitha dhe hajnat u bënë bashkë: "Me bëni mua kryeministër, kopili i Titos, Isa Mustafa dhe me bëni mua president, kryebanditi i klanit "PRONTO", Hashimi". Pra, kështu u zgjodhën këta, mos t´iu rrehet mendja se këto banda u zgjodhën me votën e lirë të popullit. Dhe, le të dalë ndonjë gop nëne dhe të thotë se nuk është kështu! Kështu që, i erdhi radha dhe i ra në dorë Hashimit të Brojës që para lufte nuk e dallonte sorrën nga peshku, bën listën por, jo vetëm, i ndihmon këlyshi i Jovica Stanishiqit, spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu. Marrin kalemin këta vagabondë dhe matrapazë dhe fusin në listë njerëz të UDB-së serbe, spiunë, tradhtarë, hajna të Diasporës, hajna te asfaltit e të arsimit, njerëz të cilët kanë pre shokët NË BESË, QË I KA FUTUR NË PRITË DHE JA KANË BËRË KURRIZIN SHOSHË ME PLUMBA MILICIA SERBIANE, njerëz të klanit famëzi që quhet PRONTO", që shkatërroi vendin më zi se kasapët që kanë bërë hata e kasaphanë në Kosovë. Vodhën aq shumë, që nuk ka mundësi të ngrihet në këmbët e veta, ka dekoruar njerëz që vodhën miliona marka nga djersa e bashkatdhetarëve dhe bënë grupe me serbianët dhe shiten toka të Kosovës, ka dekoruar njerëz që kërkonin autonomi për Kosovën, vetëm për të jetuar paçavure gazeta e Sorrosëve, ka dekoruar që deri dje i quante tradhtarë dhe kishin dhënë urdhrin për vrasje, gjatë luftës, ka dekoruar njerëz të SHIK-ut e të SIA-s, që kanë bërë batërdi ne Kosovë, ka dekoruar njerëz që i kanë shërbyer Serbisë dhe kanë dënuar shqiptarët vetëm me montime politike, ka dekoruar krushkun e Boris Jelcinit, që thoshte hapur:"Kosovo ne moze bez Serbije", ka dekoruar gazetarë që iu kishin shitur falas UDB-së, ka dekoruar edhe Baton Haxhiun, që bashkë me kriminelin Jovica Stanishiq kanë bërë krime në Kosovë dhe që udhëheq kanalin KLAN SERBIA, që paguhet nga Serbia dhe banda Devolli për të përçarë shqiptarët dhe për t´i futur në vëllavrasje, ka dekoruar edhe Veton Surrojin, antishqiptarin, anti-UÇK, djalin e një ambasadori, ka dekoruar tradhtarin e kombit, HALIL MATOSHIN, ka dekoruar edhe nipin e kryetradhtarit ESAT PASHË TOPTANIN, POR SOT Ai KELYSH MBAN MBIEMËR TJETËR, ka dekoruar edhe dëshmitarë që i kanë dalë në gjyq Adem Demaçit, ka dekoruar shumë maskarenj të tjerë, por ne po fillojmë një nga një për të zbardhur faqet e historisë qe populli t´i njeh dhe në qoftë se dikush tjetër nuk pajtohet me këtë ne do të vazhdojmë në imtësi... Pra, merreni me mend, pa fije turpi, Hashimi i Brojës, një kapadai sokaqesh NUK E DEKORON RIFAT SHABAN JASHARIN, PO E DEKORON SPIUNIN E UDB-së DHE KLYSHIN SERB, BATON HAXHIUN, QË ZYRAT E UDB-së NË BEOGRAD I KA SHËTITUR MË SHUMË SE DHOMAT E TIJ... DHE VETON SURROIN, SORROSIN DHE KURSISTIN E ZEMUNIT... Po ja nisim me këtë, e per te ndalur deri ku e lyp puna... Ja kush është BATON HAXHIU, QË HASHIMI I BROJËS E DEKORON NË EMËR TË PRESIDENCËS Kanë gisht edhe në vrasjen e Shaban Palluzhës • Përse OZNA i ndan banesë në Prishtinë, Fazli Haxhiut? • Përse iki nga Drenasi, këlyshi i OZNas, Fazli Haxhiu? • Çfarë krime bëri Fazli Haxhiu në Drenas, në kohën e krajlit? • Cilët ishin lidhjet e Baton Haxhiut me Zoran Stijeviqin? • Vjehrri i Baton Haxhiut, akoma është bashkëpunëtor i Zoran Dragojeviqit • Zorani ç ?lidhje kishte me Drago Dragojeviqin, kriminelin antishqiptar • Thirrje publike Edi Ramës dhe Kadri Veselit, që sa më parë të largohen nga këlyshi i Beogradit, Baton Haxhiu, që është ngjitur si shushunja në trupin e kombit tonë. • Langoi serb, Batoni, tani mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e vëllezërve Kariq, vëllezërit Devolli. Shpeshherë kemi shkruar për spiunët e familjes Haxhiu me tradita të moçme antishqiptare dhe se kanë bërë hatanë në kombin tonë. Çuditërisht, ka pasur ndoshta ndonjë këlysh që ndër dej ka gjakun serbian dhe ka pyetur veten: A thua është e vërtetë? Nuk shkruhet pa fakte, sepse përpos që njollosja është e dënuar me ligj, njeriu me shpifje humb edhe burrninë. Dhe, mu për këtë arsye këlyshi, Baton Haxhiu, nuk ia mban të rrëfehet, t'i lidh kijet me mua dhe nuk ngre padi penale… Jam i gatshëm që për gjithçka që shkruaj të përballem kurdo para çdo organi të akuzës. Familja Fazli Haxhiut, me origjinë është nga Drenasi (Gllogovci) i Drenicës. Trungu i kësaj familje shumë të zeza i kishte bërë popullatës të kësaj ane. Babagjyshi i tij, kishte lidhje të ngushtë me Krajlin Serb dhe më vonë me kasapin e shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqin, ministër i Punëve të Brendshme të asaj kohe. Aleksandër Rankoviqi, që njihej LEKA, ishte betuar se do ta lëshojë kosën e vdekjes në kokat shqiptare dhe vërtet kështu ndodhi e zeza e kombit të kësaj zezënaje të ndihmuar nga familja Haxhiu. Fazli Haxhiu vazhdon udhën e tradhtisë kundër shqiptarëve Fazli Haxhiu, që në popull dhe në historinë shqiptare, njihet si Fazli QELI dhe Fazli Dajaki, vazhdon veprimtarinë e tij antikombëtare kundër shqiptarëve. Betohet dhe me mish e me shpirt që do luftojë deri në vdekje për mbrojtjen e interesave serbiane të Car Dushanit, Sveti Savës, të Drazh Mihajlit dhe Rankoviqit… Fazli Haxhiu për veprimet shtazarake antishqiptare pranohet agjent i organizatës terroriste serbe që quhej OZNA. Kush ka hyrë në dorën e kësaj organizate terroriste nuk ka dalë i gjallë ishte maltretuar deri në vdekje. Fazli Haxhiu, pranohet agjent në OZNA, në kohën e luftës së heroit të kombit SHABAN POLUZHËS. Ky këlysh serbi bashkë me langoin tjetër jugosllav që quhej FADIL HOXHA, ka gisht dhe nuk ka fare dyshim në vrasjen e SHABAN POLLUZHËS. Fadil Hoxha, për çudi të madhe shpallet qytetar nderi nga PDK-ja. Turp! Ikja nga vendlindja Fazli Haxhiu, në kohën e Aleksandër Rankoviqit, në dimrin e vitit 1955- 1956, në aksionin famëkeq të mbledhjes së armëve të shqiptarëve të Kosovës, kishte bërë kërdi në popullatën e kësaj ane. Kishte futur ujë të ngrohtë në hundën e shqiptarëve, kishte rrahur edhe në gjenitale të tyre. Ishte i pamëshirshëm dhe gjakprishur saqë në odën e tij, mbante "trobojnicën" e Rankoviqit… Ky këlysh serbi, Fazli Haxhiu, nga zullumi i madh dhe kishte nuhatur ky langua dhe se përgatitet vrasja e këtij i, bie në bela me shumë shqiptarë të kësaj ane. Nga frika që u kishte hyrë në palcë, se tutën e kishin pasur hak, por kishin shpinën e fortë, SERBINË FASHISTE. Aferim! FAMILJA E FAZLI HAXHIUT - FAZLI QELIT, IK NGA DRENASI DHE VENDOSET NË PRISHTINË. BANESË I NDAN UDB-ja Kjo familje me damkë të zezë, FAZLI HAXHIU, fut bishtin ndër vegë tamam si langonjtë e Krajlevës dhe ik në Prishtinë. Aty serbianët e marrin në mbrojtje, që të mos vritej si qen i zgjebosur. Fazli Haxhiu-Fazli Qeli, agjenti i OZN-as dhe më vonë këlysh besnik i UDB-së, punësohet në Sekretarinë e Punëve të Brendshme në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Dhe shih për këtë, këlyshi i tij, BATON HAXHIU, mundohet të gënjejë paturpësisht duke sajuar dhe provokuar popullin tonë, duke thënë se kinse babai i tij, Fazliu, këlyshi i Rankoviqit, është burgosur, maltretuar, krejt me qëllim se a di populli shqiptar për të zezat e këtij langoi, që kishte vrarë e prerë shqiptarët prapa kurrizit me sakicë e hanxhar. Populli nuk harron dhe i di të gjitha krimet e kësaj çerdhe serbiane të Drazh Mihajlit. Kot e ke o dylber i Serbisë. Edhe toka e Kosovës nuk do t'i pranoj xhenazet tuaja, sepse kurrizin as rrasa e varrit nuk do ta drejtojë kurrë…

Baton Haxhiun e afron Zoran Stijeviq

Ne kemi shkruar më herët në këtë gazetë, "KOSOVA SOT", se si spiuni i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, në kohën e luftës fshehurazi është takuar me kriminelët serbo-çetnikë dhe pikërisht me kryeudbashin gjakësor, nipin e Drazh Mihajlit, që quhej JOVICA STANISHIQ. Batoni bashkë me këtë kriminel marrin udhë në bjeshkët e Brezovicës dhe vendosen në hotelin luksoz. Po ashtu kemi shkruar se si Batoni, këlyshi i Beogradit me tradita të moçme spiunazhi BABË E BABAGJYSH, në bashkëpunim me ideologun e planit famëkeq, "PATKOI" DHE "TOKË E DJEGUR", për të mos hetuar nga shqiptarët, bëjnë planin se kinse është vrarë nga forcat serbe. Marrin telefonin me dorë të vetë dhe telefonojnë "TANJUGUN". Ndërkaq, këtë langua të Stanishiqit, MUP-i SERBIAN E FUSIN SI NUSE NË MAQEDONI; pa ferrë në këmbë… Zoran Stijeviqi i jep krah të fortë Baton Haxhiut, mikut të tij të vjetër. Harruam të theksojmë ata që nuk e dinë. Baton Haxhiu, gjatë bombardimeve të NATOS, ishte në dhomat e hotelit "GRAND" në Prishtinë bashkë me ish-shefin e tij Veton Surroin, djalin e një jugosllavi që quhej Rexhai, ambasador jugosllav në disa vende të Amerikës latine dhe së fundi në Spanjë. Dhe krejt në fund fare, Baton Haxhiu ju nuk e dini se i kujt dhëndër është? Nuk e dini pra, se dikujt nuk i ka hy asnjë ferrë në këmbë nga gjakësorët serbo-çetnikë dhe zagarët e pushtuesit. Vjehrri i tij është nga Prizreni, që kishte dhe akoma ka lidhje me Zoran DRAGOJEVIQIN. Ky është shkrim imi. Rrënjët e spiunazhit të kësaj familje të ndyrë antikombëtare me serbianët janë thellë. Ne nuk do të ndalemi, deri në zbardhje të së vërtetës… Tani këlyshi dhe langoi i Beogradit, BATON HAXHIU, mbahet dhe ushqehet nga këlyshët e Kariqit, që po ashtu kemi shkruar dhe do shkruajmë për lidhjet serbe me këta këlysh denbabaden antishqiptar. I bëjmë thirrje PUBLIKE EDI RAMËS, KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KADRI VESELIT, KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QË SA MË PARË TË LARGOHEN NGA KY SPIUN SERB, BATON HAXHIU, QË ËSHTË NGJITUR SI SHUSHUNJA NË TRUPIN E KOMBIT. SEPSE EDHE KËTA DO TË NJOLLOSEN DHE PASTAJ AS DETI NUK I LAN… Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike 

(Kosova Sot)

1 orë e 33 minuta më parë
16/12/18