PDK-ja me z.Thaçi likuidoi demokracinë e brendshme në parti dhe në nivel të vendit tonë - Opinione - Kosova Sot
PDK-ja me z.Thaçi likuidoi demokracinë e brendshme në parti dhe në nivel të vendit tonë

PDK-ja me z.Thaçi likuidoi demokracinë e brendshme në parti dhe në nivel të vendit tonë

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Nuk dua të futëm thellë në atë së si dhe qysh u krijua PDK-ja dhe çka u shkatërrua nga tandemi dhe grupi Thaçi-Veseli - Xhaviti e Azemi për këtë parti. Këtu do të ndalem kryesisht në të bëmat e PDK-së në drejtim të shkatërrimit të shumë çështjeve madhore që i ka pasur ky popull në historinë e vet. Është mu grupi i tillë i të katërtës që e ka shkatërruar definitivisht me ndihmën e treshes në LPK, kuptohet LPK-në dhe po ky katërsh ë likuidoi edhe UÇK-në. Grupi i tillë likuidoi shumë të arritura kombëtare. Ata e shkatërruan punën dhe mundin e Kryesisë së LPK-së me vite dhe bënë çmos që të gjitha forcat e mëdha dhe shumë domethënëse të LPK-së, të likuidohen gradualisht. Në fund edhe treshen a katërshen e Kryesisë si viteve 1998/99 e lanë anash dhe shkatërruan atë subjekt.

PDK-ja po krijon gjoja DEKADËN E RE, por me njerëz të vjetër dhe likuidatorë, më ata që janë bërë milionerë
PDK-ja me z.Thaçi likuidoi demokracinë e brendshme në parti dhe në vendin tonë. Tërë aktivitetin e drejtuan në interesa të ngushta dhe tërë shtetin tonë e vunë në shërbim të grupit kundër shtetit. Për PDK-në nuk ka që 19 vjet as kualitet, as konkurrencë të mendimeve dhe as respektim të kuadrove dhe të ideologjisë demokratike dhe liberale. PDK-ja ishte parti që edhe shtetin ligjor e likuidoi gradualisht. Që në vitin 2000 e ndanë Kosovën në veri dhe më jug. Gradualisht, z. Thaçi krijoi shumë komuna serbe me kompetenca të gjëra dhe pa popull dhe pa asnjë mundësi të funksionimit të komunave. Ky aktivitet u vazhdua në dy drejtime: 1. Brenda vendit, duke i mobilizuar shumë forca të dyshimta të mbushura me interes, dhe kështu krijuan grupin më të rëndë të quajtur"Pronto" , i cili vazhdoi dhe e shkatërroi pothuajse Republikën dhe tërë ekonominë e vendit. Ky grupim vodhi dhe privatizoj çdo gjë publike dhe shtetërore në vend. 2. Në raport me jashtë, duke e varur Kosovën nga Serbia dhe duke krijuar situata të rënda me botën për Republikën, kuptohet me veprime të dëmshme dhe shumë primitive, tamam si njerëz të shekullit të 19-të, në shekullin 21 të epokës atomike. Janë këto dy anë që PDK-ja i vazhdoi dhe natyrisht e shkatërroi gradualisht Republikën. Kuptohet se PDK-ja likuidoi shumë revolucionarë dhe patriotë. PDK-ja nuk bëri asnjë investim në zhvillimin ekonomik dhe në punësim. Shteti u dërmua në formë dhe u shkatërrua në bazamentin e vet ekonomik, politiko-juridik. Qytetarët ikën dhe po ikin jashtë vendit duke mos e gjetur veten në Kosovë. PDK-ja po krijon gjoja DEKADËN E RE, por me njerëz të vjetër dhe likuidatorë, me ata që janë bërë milionerë dhe jetojnë një jetë përrallore, ndërsa populli vuan dhe dergjet me nga 150 a 200 euro ose me ndihma sociale me nga 70 euro.

Tandemi Veseli-Thaçi likuiduan konkurrencën dhe arritën që në emër të demokracisë të ndërtojnë autokratizëm
PDK-së nuk i vjen turp se nënat nuk kanë asnjë mbrojtje e fëmijët nuk kanë as shtesa fëmijërore, ndërsa është në pushtet tash 12 vjet. Kësaj partie nuk i vjen keq fare se njerëzit e saj janë të akuzuar për krim dhe korrupsion dhe nuk dënohen. Kemi kështu një parti tipike revizioniste dhe antidemokratike me tipat diktatorialë dhe pa parime liberale. PDK-ja është parti që krijoi edhe në raport me shtetin serb veprime tepër injorante ndaj popullit shqiptar dhe Republikës. Me marrëveshjet që i bënë me shtetin serb e ndanë dhe e copëtuan Republikën e dashur,Kosovën. Tash po planifikohet ndarja e re e vendit. Tandemi Veseli-Thaçi likuiduan konkurrencën dhe arritën që në emër të demokracisë të ndërtojnë autokratizëm të theksuar dhe në plot vizione të dëmshme dhe jo liberale. Të gjithë në PDK, sidomos ata në udhëheqje, u dakorduan me të këqijat e grupit që u formua dhe kështu u shkatërrua shteti. Çdo gjë që u bë në Republikë vjen nga PDK-ja. Shteti nuk ka rritje. Vendi vuan dhe njerëzit eksploatohen ashpër. Është një histori e dëmshme dhe shumë e ashpër kundruall lirisë dhe demokracisë. Sot, kur po festojnë këtë përvjetor kemi thjesht një segment të jetës së PDK-së, që ka sjellë fatkeqësi për masat dhe ka krijuar shtet jolegjitim, ku nuk respektohen ligjet dhe as vlerat kombëtare. Është mjerim i kohës.

(Kosova Sot)

6 orë e 52 minuta më parë
13/12/18