S’ka liberalizim por do ketë tensionim .. destabilizim.. riintervenim..ristrukturim

S’ka liberalizim por do ketë tensionim .. destabilizim.. riintervenim..ristrukturim
  • 04 December 2018 - 10:47

Shkruan: Fadil Maloku

Ja pse na vrau “shpresën” e liberalizimit, komesari Hahn!
Ose, s’ka liberalizim,por, do ketë; tensionim, destabilizim, riintervenim, ristrukturim,... të Ballkanit Perëndimor
Pikat e ugurzeza sorosiane, për Ballkanin Perëndimor, që presin të implementohen përmes (“kalit trojan”) Mr. Hahnit dhe trojkes; thaçi&vuçiq&rama

1. TENSIONIMI (përmes; korigjimit, taksave, arrestimeve, abstenimeve serbe..); ku do të krijohen alibi e pretekste nga më të ndryshme, vetëm e vetëm që të arrihet kulmi i një tensionimi (të kontrolluar dhe të menagjuar) ndëretnik;
2. DESTABILIZIMI (rreziku nga kërcnimi i sigurisë dhe stabilitetit rajonal..); më pastaj, qendrat globale (Washingtoni) dhe ato kontinetale (Brukseli), do e japin gjykimin e tyre për alarmin e rrezikut të siguris? rajonale;
3. RIINTERVENIMI (i qendrave kontinentale e globale); Washingtoni dhe Brukseli, më pastaj në emër të sigurisë dhe stabilitetit, Serbisë dhe Kosovës, do i propozojnë dialogun (që nënkupton një ala Dejton të ri), si mjet të vet?m të ripajtimit dhe qetësisë rajonale;
4. RIPROFILIZIMI (sipas interesave të reja; globale, kontinentale e rajonale); dialogu, i përmasave ala dejtoniane, midis shumë paqartësive në rajon, e kinse me brisk biluri do shpërfaqë dhe riprofilizoj interesat (ruso-amerikane) globale, të Ballkanit;
5. RIKONFIGURIMI (demografik, gjeografik, e gjeostrategjik); qendrave vendimarr?se globale dhe kontinentale, me ekspertizat e tyre, matematikore, u duhet një rikonfigurim (lexo; pacifikim ndëretnik); social, ekonomik e kulturor, edhe shkaku se Brukseli, në mënyrë që situatat e dobësimit të ndikimit në “periferinë” e këtij rajoni (q? përherë është identifikuar si; arenë konfliktesh e “ca fiseve barbare”) të rikuperohen, dhe të mbahen nën rrogoz...;
6. RISTRUKTURIMI (rindarje e sferave të reja të interesit...); është në fakt, një rishpërndarje e re sverave të interesit, midis Washingtonit dhe Brukselit. Pra, një “plan B”, apo një alter ego e BE
7. ZHVILLIMI PROGRESIV, proces ky që pretendohet si një lloj “paqeje kantiane”, ku “qendrat”(SHBA-t dhe BE-ane) globale, do arrijnë marrëveshje afatgjata dhe konsenzus të plotë pêr dekada të tëra... Shqiptarët, që tani duhet t’i kenë përgjigjet (A.B.C), në këto sfida e rirreshtime të reja globale e kontinentale, ku gabimet eventuale mund shndrrohen në fatalitet...

(Kosova Sot)