Blair karshi May-it, meçi të cilin askush prej nesh nuk e kërkoi

Blair karshi May-it, meçi të cilin askush prej nesh nuk e kërkoi
  • 21 December 2018 - 08:39

Shkruan: Hannah Jane Parkinson

Çfarëdo që mendoni për Blairin, është e pamundur të mos mendoni shumë gjëra të ndryshme për të

Është pak e tepërt që Blair, njeriu që e futi Mbretërinë e Bashkuar në një luftë të bazuar në dëshmi të rreme - shumë kundër vullnetit të popullit (1 milion marshuan kundër luftës) -për të vënë në dukje se një pjesë e rëndësishme e popullsisë nuk dëshiron Brexit, dhe se fushata u bazua në gënjeshtra

Para vetes kemi një meç jo të rëndomtë. Tony Blair në këndin e kuq, me gjakun që i rrjedh edhe vite të tëra pas plagëve që ka marrë në Lindjen e Mesme; dhe, në këndin e kaltër, Theresa May, e mbuluar nga mavijosjet, të shkaktuara nga kolegët e saj. Me të vërtetë ky është një meç të cilin askush nuk e deshi. Blair - i cili duket gjithnjë e më shumë si statujë e dylltë e vetvetes - u rikthye në jetën politike me krijimin e një instituti për të studiuar rritjen e populizmit. Këtë fundjavë të kaluar ai ishte në Bruksel dhe ka folur për zhbërjen e Brexitit si "misionin" e ri të tij. Duke pasur parasysh se Blair nuk mban asnjë post politik, kjo ngjan me lojën e një fëmije, që ka një timon lodër dhe është i bindur se është duke vozitur. Për sa i përket ndërhyrjes së Blerit dhe përkrahjes për një referendum të dytë, May ka dalë me qëndrim jo stabil, sikur ndokush të ndizte një zjarr nën drurin e zakonshëm të saj. May quajti udhëtimin e Blairit në Bruksel si të "papërgjegjshëm" dhe komentet e tij "një fyerje ndaj postit që ai kishte mbajtur", gjë që është e çuditshme, duke qenë se ajo nuk kishte asgjë kundër me marrëveshjet e tij të diskutueshme në Sudanin e Jugut, punën e tij këshilluese në Kazakistan (tifoz i madh i torturës) dhe marrjen e 9 milionë funteve nga sauditët për "konsulencë". Pastaj përsëri, edhe May ka raport të ngushtë me princin saudit të kurorës. E cila është një lloj hipokrizie.

May kërkon këshilla nga Cameroni

Blair ktheu goditjen, duke thënë në përgjigje të akuzës së saj për një referendum të dytë si "jodemokratik", që: "Larg të qenit anti-demokratik, do të ishte e kundërta, sikur që e kanë dëshmuar këtë edhe shumë figura të larta në partinë e saj, nga e kaluara dhe e tashmja". Çfarëdo që mendoni për Blairin dhe, është e pamundur të mos mendoni shumë gjëra të ndryshme për të, stabilitetin që ai ofroi gjatë tri mandateve, tani duket luksoze. Ndryshimet pozitive shoqërore që ai ka zbatuar (paga minimale, veprime kundër varfërisë, ndihmë për prindërit) janë kërcënuar nga një qeveri e konservatorëve që tani rrezikon arritjen tjetër të rëndësishme të tij, marrëveshjen e Premtes së Mirë. Por, është pak e tepërt që Blair, njeriu që e futi Mbretërinë e Bashkuar në një luftë të bazuar në dëshmi të rreme - shumë kundër vullnetit të popullit (1 milion marshuan kundër luftës) - për të vënë në dukje se një pjesë e rëndësishme e popullsisë nuk dëshiron Brexit, dhe se fushata u bazua në gënjeshtra. Është e paqartë nëse gënjeshtrat marrin 45 minuta secila për të arritur te ne. Por, të paktën, ai i arriti disa gjëra, ndryshe nga një ish-kryeministër tjetër, i cili thjesht nuk është duke bërë asgjë. Po, fjalën e kemi për David Cameron-in. Deri tani ai ka qenë i tërhequr në këtë aspekt. Por, tani ai është duke u kërkuar nga May për këshilla. 

Kryeministrja e ka mbështetjen e Cameronit

Duke pasur parasysh se ajo mori postin e Cameron-it, kjo duket e çuditshme, por ndoshta është një reflektim i atij që u tha javën e kaluar se kryeministrja ka mbështetjen e tij dhe ai dëshiron ta "lerë kryeministren që të merret me punën e saj", përkundër faktit se May nuk është treguar aspak kompetente ndaj detyrës që duhet bërë. Cameron këmbëngul se ai është i zënë "duke bërë disa punë" në librin e tij, por fakti është se ai duket të jetë "tepër i mërzitur" derisa është larg nga "Westminster", gjë që është mirë për të, por neve na frikëson aq sa t'i ndyjmë rrobat tona të brendshme. Nga ana e tij, nr. 10 (kryeministria) ka hedhur poshtë pretendimet që po përgatitet për një referendum të dytë, me shefin e shtabit të May-it, Gavin Barwell duke shkruar në Twitter se kjo nuk është e vërtetë dhe nëse mbetet kështu, atëherë mos e përjashtoni mundësinë e një raundi tjetër midis Blairit dhe kryeministres May. Të paktën ai nuk e ka quajtur të pakuptimtë.

 

(Kosova Sot)