300 mijë euro për rrush e kumbulla

300 mijë euro për rrush e kumbulla
  • 27 December 2018 - 08:09

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Ehu, i Madhi Zot se çka po ndodh në Kosovë. Pas shumë pazaresh matrapazësh që u sorollatën nëpër hotelet më të shtrenjta të botës dhe të Evropës, që janë bërë në dëm të vendit, buxheti i varfër u keqpërdor nga rrjeti mafio-olgarkësh dhe u bë rrush e kumbulla. Të kuptohemi, natyrisht se është e pamundur që të mos bisedohet, deshëm apo s´deshëm ne, në fund të fundit, të fortët të kapin për veshi dhe të ulin në tavolinë bisedimesh. Mirëpo, në këtë tavolinë bisedimesh do ishte mirë të ulen ata që nuk punojnë për interesa të tyre personale dhe kundër interesave shtetërore dhe kombëtare. Po ashtu, në tavolinë bisedimesh do të duhej njerëz të dëshmuar që mbrojnë interesat e integritetit të vendin dhe Kushtetutën e saj dhe deri më tani, Hashimi i Brojës, bisedonte pa e autorizuar askush, as populli dhe as Kuvendi i Kadri Topuzit, ndonëse i mbushur me plot rrugaçë e hajnash, por edhe nga mezlishti nuk e mori bekimin dhe populli nuk dinte se çka po bisedohej dhe ku? Kështu që, më vonë filluan të dalin dredhitë dhe tradhtitë kundër vendit dhe jo nga këta shpirtshitur,por zbardhej nga gazetat e huaja prestigjioze dhe nga diplomatë dhe këta tinëzarë nuk ishin si t´i iknin dhe kur u mbështeteshin për muri tregonin me dredhi. 

Prapavija e Thaçit

Tani që i erdhi fundi matrapazit të Brojës kopilin do t'ua lërë në derë disa dallkaukëve, që pos parasë dhe hajnisë nuk njohin gjë tjetër. Bajraktari i Brojës sa kohë ka bredhur nëpër Evropë dhe botë, duke e shkelur Kushtetutën e vendit, sa para janë shpenzuar, a e dini se në hotelet ku i ka frekuentuar ky karagjoz kushton një litër verë jo më pak se 1000 (njëmijë euro), por ne qoftë se, e përmbledhim tërë kohën kushedi se sa miliona dhe të mos flasim këto për lobimet për të dalë në "SYRET" dhe për autopropagandën për librin. Hashim zeza, tani për të mbuluar tradhtinë, i bleu ca dallkaukë dhe hajna me nam dhe atë jo që janë më nam vetëm në Kosovë, por në Evropë. Po, ky bishtdredhur di ku të prek. Ia hodhi kapistalin Shpend Ahmetit, që populli me shumë të drejtë e quan Shpend hajni dhe Shpend Jahti, sepse për këtë marifet mori këtë gallap që u kap me bandën serbiane Devolli në detin e hapur të Malit të Zi dhe ka një bjeshkë padish në komunën e Prishtinës për keqpërdorime që e beri hallakamë Prishtinën që kur e mori me pazare, mashtrime, premtime boshe dhe rrena. Ua ktheu shpinën qytetarëve të saj dhe iku në jahtin disa milionësh për të bërë sallamadi, por, nuk i shkoi mundi kot se u kthye me thasë... Fatmir Limajn, mangupin e Malishevës, që u soll vite të tëra nëpër gjyqe, për hajni, për vjedhje në asfalt e në dikastere tjera dhe e di ky xhymysh mundohet të thotë se dola i pastër, por ne do ta pyesim se nga i ke dajat? Pra, mos mendoni se ketë marifet e ka bërë kot Hashimi i Brojës, kjo ka prapavijë pas bjeshkësh. Paraja i bëri këtë marifet.

Mos u besoni këtyre hajnave?

Kush e ka menduar këtë që Shpend zeza do t´ia lante këmbët Hashimit!? Kjo kastë hajnash janë njësoj pa dallim ndoshta dikush ma ka zënë për të madhe dhe flisni tani. Shikoni tani se si këta hajna i rrinë SUS para Hashimit. Gjarpri nën gjethe Hashimi i Brojës, tani për tani qëllimisht rri larg dhe këta dallkaukë nuk kanë menduar fare se ku i ka zënë pritë. Pas pak do e dëgjoni krismën e tij, por serish kopili do jetë pa babë, pra jetim, sepse Hashim zeza ia la në prehër kësaj bande lakmitarësh, sepse i mashtroi me grazhd. Dhe, a do të duhej që kjo garniturë hajnash të jetë në krye të kësaj bande dhe nuk e dini se sa qeshëm kur e quajnë ekip SHTETËROR. Shpend hajni, ku e la Prishtinën? Ekipi shtetëror nuk do të duhej të ishte me njerëz me skandale, afera korruptive, hajni, shitje tokash bandave serbiane Devolli dhe Malit të Zi. Por, në ketë ekip do të duhej të ishin njerëzit e pastër pa i përlyer gishtat në hajni. Vetëm një gjë po ia them: Po të ishte ky ekip në vendet Arabe, ku fol sheriati që nga Hashimi deri te Fatmiri e Shpend hajni do ktheheshin jo pa gishta, po komplet pa krih, se atje për vjedhje ta presin gishtin. Sa i përket ish- udbashëve, ish- jugosllavëve të kopilit të Titos, ISA MUSTAFËS DHE QË QUHET LDK, mos i besoni se këta janë të paparashikueshëm, që jo që t´i lënë krushqit në rrugë dhe të tradhtojnë dhe i ndryshojnë muhabetet shpesh. Dhe, krejt ne fund fare, po ia them një gjë, për të mbuluar Hashimi i Brojës tradhtinë që i bleu këta langonj dhe Ramushi i Gjokos që ja ndau 300 mijë eurosh kësaj bande kusarësh e tyxharësh, se si bëhen rrush e kumbulla, nuk do të ishte keq të derdheshin për uljen e papunësisë, nëpër spitale që marrin dyshekë, jorganë e jastëk nga shtëpia dhe se të mos flasim për ilaçe. Se perse Hashimi i Brojës do t'ia lërë kopilin në derë kësaj bande dhe përse mundohet ta mbulojë tradhtinë, po e mbylli me një vaki:"Një hajn mundohet të vjedhë me një dyqan, por nuk ja arrin dot dhe kërkon ndihmë te Nasradini. Pasi ja tregon hallin, Nasradini i thotë bëhu gati të hysh se unë e mashtroj pronarin. Në rrugë, merr violinën pa tela dhe i mëshon pa ia da, sa për të vonuar kalimtarët, ndër ta ishte edhe pronari i dyqanit dhe pas pak, pikërisht e pyet ky pronar:Nasradin, çka është kjo se nuk po e kuptojmë? Nasradini i përgjigjet, hajt se ti, nesër ia dëgjon këngën..." Edhe ju nesër do ta dëgjoni këtë këngë, por, mjerisht, të mjerimit dhe me dëm.

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)