Ekskluzive: Specialja nuk e gjykon korrupsionin dhe keqqeverisjen

Ekskluzive: Specialja nuk e gjykon korrupsionin dhe keqqeverisjen
  • 30 December 2018 - 08:04

Shkruan: Ekaterina Trendafilova

Mos u besoni spekulimeve me emrat e të akuzuarve potencialë

Veprimtari të tilla gjithashtu kanë për qëllim që t'i sigurojnë të gjithë se ne do të kryejmë gjykime të hapura, të drejta dhe të sigurta. Ato gjithashtu korrigjojnë nocionet e pasakta, por të përhapura gjerësisht se ne do të gjykojmë raste të korrupsionit të përgjithshëm apo të keqqeverisjes politike, gjë që nuk është e vërtetë. Ne do të ndjekim penalisht vetëm individë, të cilët pretendohet se kanë kryer krime brenda juridiksionit tonë midis viteve 1998 dhe 2000, në përputhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 Dhomat e Specializuara u themeluan me anë të një amendamenti kushtetues dhe ligji të veçantë që u miratua nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015.

Përmes këtij procesi demokratik, populli i Kosovës, i përfaqësuar nga Kuvendi i tij, përmbushi detyrimin e vet për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të caktuara që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas konfliktit në rajon. Këto krime të pretenduara ende nuk janë trajtuar në mënyrë të plotë nga gjykata vendore apo tribunalë ndërkombëtarë. Jam plotësisht e ndërgjegjshme se viktimat e këtyre krimeve, por edhe popullata më e gjerë, presin me padurim fillimin e proceseve penale, çka vërteton respektimin e shtetit ligjor në një shoqëri demokratike, dhe ata që akuzohen për krime lufte mund ta mbrojnë veten gjatë gjykimeve të drejta dhe publike. Gjykata, e gatshme që nga mesi i 2017-ës Që nga mesi i vitit 2017, Dhomat e Specializuara janë të gatshme të fillojnë procese gjyqësore kurdoherë që Prokurori i Specializuar të nxjerrë akuza. Ndërkohë, po e përdorim këtë periudhë me efektivitet dhe kujdes, në mënyrë që gjykimet e ardhme të kryhen në mënyrë të shpejtë dhe të gjithë dëshmitarët e mundshëm të jenë të mbrojtur dhe të sigurt.

Prokurori i ri i Specializuar, z. Jack Smith, tashmë është emëruar dhe ka disa muaj që ka filluar punën. Pres që ai të paraqesë çështje gjyqësore të bazuara para një gjykate tejet profesionale dhe rigoroze. Kohë pas kohe, vërej raportime të pasakta për Dhomat e Specializuara, ose madje që vënë në dyshim themelimin e tyre. Gjithashtu, në media kam hasur edhe në spekulime në lidhje me se kush do të akuzohet dhe kur, kush do të dëshmojë apo sa dëshmitarë do të paraqiten para gjykatës sonë. Një informacion i tillë nuk duhet marrë parasysh kur vjen nga burime të tjera dhe jo nga vetë Dhomat e Specializuara apo Zyra e Prokurorit të Specializuar. Vetëm informacioni që buron nga institucionet tona është informacion autentik, i besueshëm dhe i vërtetë.

"Nuk jemi EULEX" Dhomat e Specializuara dallojnë nga Misioni i EULEX-it, por EULEX-i do t'i mbështesë Prokurorin e Specializuar dhe Dhomat e Specializuara kurdoherë që do të kërkohet një gjë e tillë. Ndryshimi i mandatit të EULEXit në qershor të këtij viti nuk ndikon në sa më sipër. Dhomat e Specializuara rregullisht organizojnë aktivitete dhe seminare në rajon për t'i informuar përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe popullatën në përgjithësi në lidhje me punën dhe mandatin e Dhomave. Përfaqësues të Dhomave të Specializuara takohen shpesh me gazetarë, organizata joqeveritare, komunitetet e prekura, pakicat, studentët dhe me të gjithë ata që janë të interesuar për punën e Dhomave të Specializuara. Kjo është me rëndësi për një ndërgjegjësim më të madh mbi punën tonë dhe gjykimet e ardhme dhe ofron mundësinë për të bërë pyetje dhe shkëmbime mendimesh. Veprimtari të tilla gjithashtu kanë për qëllim që t'i sigurojnë të gjithë se ne do të kryejmë gjykime të hapura, të drejta dhe të sigurta. Ato gjithashtu korrigjojnë nocionet e pasakta por të përhapura gjerësisht se ne do të gjykojmë raste të korrupsionit të përgjithshëm apo të keqqeverisjes politike, gjë që nuk është e vërtetë. Ne do të ndjekim penalisht vetëm individë të cilët pretendohet se kanë kryer krime brenda juridiksionit tonë midis viteve 1998 dhe 2000, në përputhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.

Ne do të vazhdojmë të mbajmë kontakt dhe të komunikojmë me popullin e Kosovës dhe me rajonin edhe në vitin 2019. Së fundi, do të doja të theksoja se e gjithë puna që bëjmë në Dhomat e Specializuara, të cilën e përshkrova shkurtimisht, ka për qëllim mundësimin e gjykimeve të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase.  

(Kosova Sot)