Pse Edi Rama e lë jashtë kopesë spiunin e UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiun?

Pse Edi Rama e lë jashtë kopesë spiunin e UDB-së serbe, Baton Fazli Haxhiun?
  • 04 January 2019 - 08:13

Shkruan: Reshat Badallaj

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama, ditë më parë, bëri ndryshime në Qeveri, duke e bërë mishmash. Nga ndryshimet e papritura që i bëri nga zori, sepse tundej froni i tij dhe për t´i hedhur popullit pluhur syve në ditën me diell, sa për të humbur vëmendjen populli dhe protestuesit e organizuar nga studentët. Disa ndryshime ishin të papritura dhe në këtë kope mori edhe dy persona këndej Drinit, që i thonë Kosovë. Serbia fashiste, kjo shtrigë që e ka dorën e gjatë për të helmuar e kafshuar hajnisht, zbarkon shumë spiunë me pagesë dhe me librezë zyrtare për të bërë hata, hallakamë dhe batërdi gjithandej ku flitet gjuha e Arbërit.

Ndër spiunet më të rrezikshëm, me përvojë, që kishte shëtitur zyrat e UDB-së famëkeqe serbe më shumë se dhomat e tij, Baton Fazli Haxhiu, me tradita të moçme antishqiptare dhe se denbabaden e kanë spiunazhin e hajnin në gjak, u fut në zemër të Qeverisë së Tiranës dhe të majat më të larta të Prishtinës dhe pikërisht e bënë këshilltar i Edvin Kristaq Ramës dhe këshilltar i Kadri Topuzit, kryeplak i Kuvendit rrugaçësh e vagabondësh dhe jo vetëm kaq, por më vonë e ngjet si pullë postare shushunjën të despoti Hashim Thaçi, që u bë president i vendit, kam dëgjuar se ashtu po i thonë, sepse e bëri kopili i Titos, hajni i Diasporës dhe argati i rrahmanzinjve, ISA MUSTAFA.

Hedhja në veprim

Po ju përkujtoj se gjakziu dhe qimziu, Isa MUSTAFA, në kohën e qenit plak, Titos, për argatin që ia kishte bërë Serbosllavisë fashiste, ishte dekoruar me "znacka" jo vetëm që kishte mbuluar gjoksin po deri në kërthizë. Pra, në historinë shqiptare ka hyrë se Hashimi i Brojës nuk është president i vendit i dalë nga populli dhe mezlishti i Kadri Topuzit. POR ME MERITAT E KËTIJ KOPILI TË TITOS, ISA MUSTAFËS DHE ISHJUGOSLLAVËVE, TITISTAVE QË QUHEN LDK, QË KISHIN DALË NGA KOPEJA E STANEVE TË UDB-së. Dhe, gjithmonë kam menduar se LDK-ja e sojit të Rrrahmanzinjve është dashur që në fillim TË NDALOHET ME LIGJ, SEPSE NDËR DEJ U BURON AKOMA GJAKU TITIST DHE ASSESI GJAKU I ARBËRIT.

Këtë e shkrova qëllimisht se ndoshta ata andej Drinit nuk e dinë, se Hashimi i Brojës që e luan rolin si Sultan Sulejmani i Top Kapisë është produkt i kopilit të Titos dhe LDK-së, pjellës serbosllave dhe ju nuk mund të gjeni as për ilaç që nga krerët e kësaj murtaje dhe kolere të zezë, të mos ketë qenë titist, sinkronim i asaj spiun, tradhtar, langua dhe zagar i pushtuesit. Këtë amanet Serbia fashiste me UDB-në dhe BIAan e vazhdon akoma dhe ka vepruar ditë e natë, veçse dorën në zemër i ka paguar me para me thasë, përpos krerët dhe themeluesit e LDK-së, iu kanë shitur falas Serbosllavisë së asaj kohe.

Detyrën vrastare e merr kryespiuni i UDB-së SERBE, JOVICA Stanishiqi, dhe anëtarin e tij shumë të devotshëm dhe shumë të besueshëm, Baton Fazli Haxhiun, e fut në çerdhen tamam si grenzën kur ngul thumbin helmues thellë e më thellë në trurin e kombit. Ky këlysh i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, hidhet në veprim dhe shqisat e të nuhaturit tamam si langua hidhet i drejton në istikamet e UÇK-së, por hetohet nga SHIK-u dhe merret vendim për ta kapur e për ta vrarë. Vendimi merret në LIKOC TË DRENICËS, ME URDHËR TË HASHIM THAÇIT, QË ISHTE DREJTOR, POR MË VONË DO TË BËHET MIKU MË I NGUSHTË I KËTIJ DESPOTI, SEPSE KËLYSHI I UDB-së E PREMTOI SE DO TA SHPËTOJË NGA GJYKATA E POSAÇME DHE DO TË DALË I PALAGUR. DHE KY NGA FRIKA SE DO TË VDESË POLITIKISHT DHE DO TË NISEJ PËR HAPS BATONIN E MERR EDHE NË SHTRAT!

Trazimi i Kosovës pa pikë nevoje

Ky spiun në Tiranë vepronte tamam si në KALIMEGDAN, TOPÇIDER E NË "FRANCUSKA NUMËR 7", TË BILIGRADIT. Bile Edvin Kristaq Rama, BASBAKAN i Republikës së Shqipërisë, e merrte me vete kudo që shkonte. Hë, ju nuk e dini se langoi i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, shkoi me këtë bandë deri në Kinën e largët. VETËM PYESNI SE A ËSHTË E VËRTETË? Edi kishte kuptuar vonë se ky spiun është i ndërsyer nga serbianët dhe banda serbiane DEVOLLI të fusin krunde qensh e derrash nga stallat e Serbisë dhe për t´iu shtruar shqiptarëve në sofër me simptome kancerogjene për vdekje të ngadaltë dhe për t´i tredhur shqiptarët që të mos shtohen...

Ishte vonë kur Edvin Kristaq Rama u bind se këlyshi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu, në kohën e luftës, kur në Kosovë shkonte gjaku lumë, Batoni ishte në hotelin "GRAND" të Prishtinës bashkë me Veton Sorroin duke bërë sallamadi e dyzen ahengu me harmonikë e me lahutë dhe nuk iku me popullin në Shqipëri,por me gjakësorët serbo-çetnikë dhe kryespiunin Jovica Stanishiq shkojnë në Brezovicë dhe pastaj BIA serbe me veturën e tyre e fusin si nuse në Maqedoni, sepse tashmë ky këlysh e kishte shpallur veten të vrarë, kinse nga forcat paramilitare serbe, sepse me dorën e tij kishte telefonuar TANJUG-un.

Rama e kuptoi se ky këlysh është spiun i rrezikshëm dhe e lë jashtë kopesë se tij edhe pse ka kohë që lëpihej pas postit dhe parasë, ka të ngjarë e ka kuptuar edhe këtë se ky langua në Kosovë nuk ka vlerë as sa një qen i zgjebosur dhe njëkohësisht po ta emëronte këtë dabiç do të trazohej Kosova pa pikë nevoje. Batoni tashmë është në siklet, sepse po zbardhet çdo gjë për argatin që ia ka bërë Serbosllavisë që nga koha e qenit plak, Titos, Slobodan Millosheviqit dhe ish tellallit të Milloshit, Aleksandar Vuçiqit. Nuk ka mbetur gjë pa u zbuluar në këtë "dynja", sepse kështu është i shkruar fati i tyre dhe përfundojnë me damkën e zezë të tradhtisë...

(Kosova Sot)