„E duam Shqipërinë si Zvicra…“

„E duam Shqipërinë si Zvicra…“
  • 08 January 2019 - 11:55

Shkruan:Ibrahim Kelmendi 

Ky ishte njëri nga sloganet që thërrisnin studentët në Tiranë në protesta e vitit 1991. Më gjasë duhet t’i ketë keq-dëgjuar “Allahu” dhe është duke e bërë si Afganistanin...

Që të bëhemi si Zvicra, duhet të veprohet si në Zvicër!

Më 12.05.2018, ora 17.45, në Schafhausen, para shoqatës kulturore turke, Orhan E. (22-vjeçar), e ka përshëndet një shok të tij: “Allahu akbar”. Një police ka qëlluar në afërsi, e ka dëgjuar dhe denoncuar. E kanë dënuar 150 Sfr. Nuk ka paguar. Para ca ditësh Policia i ka shkuar: “Ky veprim është i dënueshëm në bazë të nenit 19, pika 2 c, të Rregullores së Policisë. Dënimi: 150 Sfr.; taksa (për përpunim): 60 Sfr.; gjithsej: 210 Sfr.” (faksimili nr. 2)

Tashmë ka filluar debati për këtë dënim, sepse ka ca (pseudo)demokratë snobë edhe në Zvicër që mendojnë se ajo “përshëndetje” nuk është dashur të dënohet, meqë është pjesë e lirisë për praktikim të Islamit. Ndërsa policia ka thënë se ajo thirrje është bërë kurdoherë që janë bërë sulme terroriste, prandaj duhet të dënohet.
Gjithandej (pseudo)demokratët snobë, duke u thirr në liri të praktikimit të religjioneve, u kanë krijuar hapësirë të volitshme besimtarëve fundamentalistë, për të indoktrinuar e viktimizuar rininë...

Për ata që nuk kanë informacion, po të vlente liria e praktikimit të lirisë fetare, nuk do të duhej të vritej as terroristi Lavdim Muhaxheri dhe as të dënohen terroristë si ai, sepse ata nuk e kanë bërë asnjë krim, që nuk është i paraparë me Kuran. Akoma më e tmerrshme: sipas Kuranit, secili mysliman e ka detyrim të lufton përherë si Lavdim Muhaxheri, siç është i sanksionuar në një mori ajetësh (“nenesh”) të Kuranit, si këta dy që po i citoj:

“Dënimi i atyre që kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij (Mohamedin) dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Ky dënim është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.” (Kuran, 5:33 / shqipëruar nga Sherif Ahmeti)

“Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij (Mohamedi), nuk besojnë fenë e vërtetë...” (9:29)

Liria e praktikimit të Islamit përfshin edhe lirinë e praktimit të këtyre urdhëresave që i përmbajnë këto ajete. Prandaj lirinë e praktikimit të religjioneve duhet përkufizuar, kur ajo liri rrezikon jetën fizike të qytetarëve!

Kjo vlen edhe për kristianët fundamentalistë, sepse edhe në Bibel është një urdhër inkriminues (të cilin po e prafrazoj, meqë nuk po kam vullnet ta kërkoj origjinal):

“Nëse vajza e fejuar hetohet të ketë bërë seks para martese, duhet të dënohet në shesh publik, me gjuajtje gurësh, deri sa të vdes.”

Ta zëmë, përse duhet të tolerohet namazi (lutja islame) në sheshe e rrugë, kur mund të bëhet në xhami, me ndërrime, meqë askund nuk është e caktuar si domosdoshmëri, të bëhet namaz se bashku, në të njëjtën kohë?!

Uroj që gjithandej në Europë, si në Zvicër, të ndalohet përshëndetja me “Allahu akbar” (siç është ndaluar përshëndetje “heil Hitler”)!

(Kosova Sot)