Kosovë është edhe Sanxhaku dhe edhe Lugina e Preshevës, që ka qenë deri në Nish

Kosovë është edhe Sanxhaku dhe edhe Lugina e Preshevës, që ka qenë deri në Nish
  • 22 February 2019 - 08:27

Shkruan: Muhmet Kelmendi

Dhe, në raport me shtetin kriminel serb, duhet të bëhet korrigjimi i kufijve, por duke ia bashkuar Sanxhakun dhe Luginën e Preshevës Kosovës. Ato janë vende shqiptare. Madje, si pretendim duhet të paraqiten edhe territoret deri në Nish. Atje kanë shqiptarët pronën e tyre. Këtë pikësynim duhet të ketë Kosova. Nuk duhet fare të lëshohet Republika në korrigjim të kufijve brenda saj. Kosova ka territor shumë të gjerë, madje edhe një Kosovë, të pushtuar nën Serbi dhe, e cila është dhe po asimilohet. Këtë duhet ndalur.

Në Sanxhak flet historia dhe populli aty. Ata nuk janë serbë, po shqiptar dhe të cilët po zhduken. Deri në Nish kanë qenë të shtrirë shqiptarët dhe ato vende janë serbizuar me gjenocide. Shumë i kane ende tokat atje. Ndërsa, Lugina po ecën drejt serbizimit. Këto duhet ndalur. Nuk mundet dhe nuk duhet të futemi në aventura të rrezikshme, si ndarja e Kosovës. Kundruall faktit të ndarjes së Serbisë.

Pra, duhet treguar me fakte se Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës janë Kosovë. Kjo për faktin se në këto dy vende banojnë ende shqiptarët, apo pasardhësit e tyre, si quhen myslimanët. Këtë kërkohet ta kërkojmë në raporte me Serbine dhe çështja të orientohet që ato dy pjesë të pushtuara nga shteti fashist serb për t'iu bashkuar Kosovës. Kjo është detyrë mbi detyrat. Por, e përsëris, fare nuk duhet diskutuar për Kosovën aktuale. Republikës sonë i duhet domosdo t' i bashkohet Lugina dhe Sanxhaku. 

(Kosova Sot)