Opozita kosovare, veç “një tigër prej letre

Opozita kosovare, veç “një tigër prej letre
  • 14 mars 2019 - 14:03

Shkruan Fadil Maloku

Opozita (ldk-ja dhe VV, por jo edhe faksioni i saj tash psd-ja, që është b? pjesë e qeverisë) me indeferencën, neglizhenc?n dhe sidomos me agresivitetin e saj të heshtur, në temat e karakterit naciona e shtetëror, lëre që e ka degraduar e shëmtuar diskursin dhe kultin mbi demokracinë e pluralizmin politik, por, edhe e ka vonuar (për të mos thënë; bastardhuar!) nevojën e ndryshimit të “etheve” të transicionit nëpër të cilën po kalon Kosova, në këto dy dekada koti...!

2. Opozita, me (argatët e djajve qeveritar të pasluftës) qëndrimin jokoherent në publik, me akuzat dhe kundërakuzat improvizuese, e jo atraktive pêr temat, shqetësimet dhe mundimet jorelevante nëpër të cilat po i kalon vendi, jo vetëm që nuk po demonstron fuqi e karizmë të numrave (se e ka shumicën shqiptare pas veti), por, nuk po dëshmon as fuqi, e as sens e interesim për ta ndryshuar gjendjen shpërthyese; ekonomike e sociopolitike;

3. Duket, që ajo këtë po e bënë qëllimisht dhe për disa arsye;a/ ka vlerësuar (pa matje të duhura në publikun e gjerë!) që temat si demarkacioni, gjykata, e sidomos tema e “korigjimit”(lexo; cop?timit) është ajo “patatja e nxehtë” të cilën mund ta kryejnë vetëm akterët (alias komandantat) e luft?s; b/ka NUHATUR qartë gabimisht, se temat dhe problemet nacionale s’bashku me ato shtetërore, i takojnë ekskluzivisht qeverisë; c/ ka NËNVLER?SUAR dhe nënçmuar, “peshën e vetë specifike”, në raport me pakicën aktuale qeveritare; d/ ka DEMONSTRUAR deri më tani vetëm “fuqi tigri prej letre”, sidomos, kur janë në pyetje krimi, korrupsioni, papunësia dhe varfëria marramendëse; e/ ka KULTIVUAR e ndërtuar atmosferë fatëpajtuese dhe koketuese me qeverinë (faksioni i VV) në vend të nj? “agresiviteti” evident demokratik, në parlament në medie e pse jo edhe në rrugë;ka KALKULUAR (duke mos u ofruar alternativa) me kurtuazi shëmtuese, me aleat dhe miqët ndërkombëtar; f/ka INJORUAR trendet e paknaqësisë sociale dhe ato ekonomike të vendit; g/ka MARGJINALIZUAR rolin dhe rëndësinë e shoqërisë civile dhe medieve neutrale; h/ ka...

(Kosova Sot)