“Historia e një organizate politike” – e lexuar “vertikalisht”

“Historia e një organizate politike” – e lexuar “vertikalisht”
“Historia e një organizate politike” – e lexuar “vertikalisht”

Ibrahim Kelmendi

  • 21 March 2019 - 15:42

Bardhyl Mahmuti po vazhdon të më ironizon e gozhdon, pse librin e Mehmet Hajrizit, “historia e një organizate politike...”  po vazhdoj ta lexoi vetëm vertikalisht, e jo si ai, edhe horizontalisht. Megjithatë, vazhdova ta lexoj vertikalisht...

Kësaj radhe me ngeli vemendja të kapitulli i shtatë: “shënime për veprimtarët”. Përmban 61 nënkapituj, nga 7.1 deri 7.61, respektivisht shënimet për 61 veprimtarë. U interesova për kriteret e përzgjedhjes se veprimtarëve, nëse ishte vetëm përkatësia e tyre në GRK/GMLK/OMLK, dhe nëse po, përse nuk e ka vënë kryetitull “shënime për anëtarët”. Fillimisht me mbeti syri të renditja, as sipas alfabetit, as sipas stazhit. I pari Kadri Zeka, i dyti Rexhep Mala, i treti Nuhi Berisha. I bie që i ka vënë këta të parët për shkak të martirizimit të tyre. Lexova prezantimin që i kishte bërë Nuhi Berishës.

Nuk rezultoi se kishte qenë anëtar i GRK/GMLK/OMLK. Edhe Asllan Pireva, i pesti në këtë renditje, nuk paskësh qenë anëtar në GRK/GMLK/OMLK. Rëndom për këta që nuk ishin anëtar në organizatën që ka udhëheq Mehmeti, ka bërë një gjetje karakteristike, ta zëmë për Asllanin: “Asllani ishte angazhuar në Lëvizjen Kombëtare.” Që i bie, sikur paskësh pas një subjekt, i quajtur Lëvizje Kombëtare. Mendoj që duhet të ketë një dallim në mes të një lëvizjeje kombëtare, që i përkasin të gjithë ata që mendojnë e angazhohen kombëtarisht, ndërsa Lëvizje Kombëtare, si emërtim i përvetshëm, nuk është e njëjta gjë. As Zija Shemsiu nuk paskësh qenë anëtar në GRK/GMLK/OMLK. Edhe Afrim Zhitia, i teti në këtë radhitje, nuk prezantohet të ketë qenë anëtar i GRK/GMLK/OMLK.

Ndieka radhën për tu informuar si i ka prezantua ata që nuk janë martirizuar. Nën renditjen katërmbëdhjetë: Kadri Osmani. Pikant ma ngjan (dez)informimet: “bashkë me dy dëshmorët, Rexhep Malajn e Nuhi Berishën, më 1983 kishin themeluar Partinë e Luftës të Kosovës. (...) Në fund të vitit 1991, me disa bashkëveprimtarë formon Organizatën Revolucionare Shqiptare (ORSH), në të cilën zgjidhet kryetar.” Partia e Luftës! Ka dikush informacion për atë farë partie? Unë di që Xhafer Shatri i ka urdhëruar ta zbatonin “vendimin” përkatës, gjoja të udhëheqjes së Lëvizjes, për t’i shpërdoruar e viktimizuar ata revolucionarë trima. Tjetra, vërtetë, ka ekzistuar ORSH-ja, apo ishte vetëm emërtim virtual i Kadriut, tashmë i traumatizuar?!

A nuk është shquar edhe për angazhime destruktive, “në emër” të kësaj organizate?! Mua më ka rastis ta njoh fizikisht në Tiranë në fillim të viteve të 90-ta dhe për shkak se menaxhoja një shtëpi botuese, që ishte e para në Tiranë si veprimtari e regjistruar private (mars 1991). Kërkonte herë pas here t’i shtypsh trakte, por të ishim konspirativ. Kur mi jepte t’i lexoja, mezi gjeja arsyetime që të refuzoja me takt për të mos ia shtypur e as për të mos e dëshpëruar. Ishte katandis në gjendje të keqe psikike. Por, meqë ne nuk kemi kulturë për mirëkuptim ndaj të sëmurëve psikik, ca e tallnin, ca e shpërdoronin si “baba të patriotizmit”. Dhe deri në vdekje duhet ta ketë vuajt atë sëmundje. Nga ata që kanë marrë pjesë në varrim kam dëgjuar se qenkësh varros me rit të një fetari evangjelist, nëse kanë dit të tregojnë. Dhe jam befasuar, se si ish-marksist-leninisti qenkësh konvertuar në evangjelist! Por, Mehmeti përkujdeset, ata që i ka udhëheq dikur, t’i prezanton vetëm pozitivisht, duke ua fsheh të metat e mëdha që duhet të kenë pas, si ta zëmë komplotet e Xhafer Shatrit dhe angazhimet destruktive të Kadri Osmanit.

Vetveten Mehmeti i prezanton: “Mbi dhjetë vjet ka qenë i organizuar në Lëvizjen Kombëtare ilegale të Kosovës. Nga gjysma e vitit 1974 deri në fund të vitit 1981, kur arrestohet, ishte kryetar i njërës nga organizatat e Lëvizjes Kombëtare, fillimisht të quajtur Grupi Revolucionar i Kosovës, dhe më vonë Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, si dhe Kryeredaktor i organeve të saj klandestine, ‘Zëri i Kosovës’, ‘Pararoja’ dhe ‘Liria’.” Fatkeqësisht as ky udhëheqës, me përvojë kaq të gjatë udhëheqëse, i vlerësuar për krye-ideolog i organizatës, e diskualifikon “Lëvizjen Kombëtare” (inekzistente si organizatë) për ilegale.

“Në qershor 1998 propozohet kryeministër i Qeverisë së unitetit, e cila u iniciua dhe u mbështet nga përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë, por nuk arrin të konstituohet për shkak të konflikteve të brendshme të subjektit politik, kombëtar e ushtarak të Kosovës.” Kështu e prezanton vetveten Mehmeti në vazhdim. Kush e paskësh propozuar për kryeministër të “qeverisë së unitetit” dhe kush e paskësh penguar mund që Mehmeti do të ketë vullnetin e mirë, të na (dez)informon një herë tjetër.

Xhafer Shatrin e ka renditur të 16-tin. Një fragment biografik të Xhaferit e ka formuluar: “Gjatë viteve 1982 - 1986 ka qenë udhëheqës i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (...) organizatë e dalë nga bashkimi i tri organizatave kryesore ilegale të kohës: OMLK, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ.” Nuk ishte udhëheqës, por bashkëudhëheqës në organin që e menaxhonte krijesën bastarde, komplotiste: Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ), të “themeluar” nga Sabri Novosella e Abdulla Prapashtica me 17 shkurt 1982, në Turqi. Isha anëtar në atë oragan dhe ishim përcaktuar të mos kishte kryetar. Ndërsa nga kryeredaktori i “Zërit të Kosovës” duhet ta kemi shkarkuar më herët.

ky prezantim bie ndesh me konstatimin që ka bërë Mehmet Hajrizi qysh në “hyrje” të librit të tij:

“Natën e  17 janarit 1982 në Untergruppenbach të Gjermanisë kanë ndodhur tri ngjarje historike për Kosovën: Në bazë të Tezave të Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, u arrit marrëveshja e bashkimit të tri organizatave çlirimtare shqiptare, u vranë tre sendërtuesit e atij bashkimi dhe pushoi së vepruari në formën organizative dhe me emrin e deriatëhershëm, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMLK).”

Mehmet Hajrizi ka kohë ende të korrigjon këtë kundërthënie kaq vulgare, meqë me 17 Janar 1982 janë bashkuar OMLK, LNÇKVSHJ dhe FKP, nuk ishte fare i pranishëm ndonjë përfaqësues i PKMLSHJ! Unë i takoi Lëvizjes së themeluar me 17 Janar 1982! Mhemetit i mbetet të përcaktohet, nëse OMLK-në e ka përfaqësuar Kadri Zeka, në bashkimin e 17 Janarit 1982, siç ka informuar, apo në “bashkimin” e 15 majit 1982, me përfaqësimin e OMLK-së, tashmë inekzistente, nga komplotisti Xhafer Shatri, siç ka dezinformuar në brendi të librit! Citoi: “Më 15 maj 1982 është mbajtur mbledhja për bashkim në fshatin Lanovil, afër Bielit, në banesën e Hasan Malajt. Nga ana e OMLK-së ka marrë pjesë Xhafer Shatri, nga ana e LNÇKVSHJ-së, Skënder Durmishi , kurse nga ajo e PKMLSHJ-së Osman Osmani. Në atë mbledhje është arritur bashkimi dhe prej asaj date organizata është quajtur “Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi” (LRSSHJ).”

Ndoshta ka nevojë për sqarim plotësues: LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ duhet të jenë bashkuar më 17 shkurt 1982, me “përfaqësimin” përkatës në takimin që kishin Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica, duke e krijuar LRSSHJ-në, kurse OMLK në “natën e  17 janarit 1982 (...) pushoi së vepruari në formën organizative”, dhe prandaj nuk mund të ishte ringjall për t’u përfaqësuar nga Xhafer Shatri në këtë takim, që paskësh riformuar LRSSHJ-në.

Hasan Malaj është i 31-ti në këtë radhitje “historike” të Mehmetit. Cotoj: “Hasani ishte organizuar në radhët e Lëvizjes patriotike që nga viti 1974. (...) nga 1985-1990 ishte kryetar i LPRK-së” Mehmeti i marrtë vesh nëse ekzistonte ndonjë organizatë me emrin Lëvizja patriotike, për të qenë Hasani i organizuar në te! Ndërsa kryetar i LPK-së nuk ka qenë asnjëherë.

Nga ky prezantim nuk na rezulton të ketë qenë Hasani anëtar në GRK/GMLK/OMLK, edhe pse në të njëjtin libër është edhe dezinfomimi: “dega e OMLK-së, e udhëhequr fillimisht nga Hasan Malaj“, e cila nuk ka ekzistuar në Zvicër dhe as nuk e ka udhëhequr Hasan Malaj ndonjëherë.

Po e përfundoj konkretizimin se si janë prezantuar veprimtarët. Vetëm desha të sjell konkretizime, se kjo përzgjedhje e veprimtarëve është tepër subjektive – vetëm ata që kanë qenen në radiusin e Mehmetit. Mungon, ta zëmë, Jusuf Gërvalla, që u martirizua bashkë me Kadri Zekën, në mision të bashkimit, por edhe shumë veprimtar, vërtet më të shuar se sa, ta zëmë, shoferi i Hydajet Hysenit dhe Kadri Zekës, një gjysmanalfabet babaxhan, që shpërdoroi afërsinë fizike me Kadri Zekën, për të simuluar rrolin e trashëgimtarit të tij, duke i shkaktuar shumë pasoja Lëvizjes që u formua me 17 Janar 1982!

[ vijon / i pa redaktuar e korrektuar ]

(Kosova Sot)