Si mund të rrëzohen bandat shtetërore...?

Si mund të rrëzohen bandat shtetërore...?
Si mund të rrëzohen bandat shtetërore...?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 01 April 2019 - 08:56

Na bënë rezilë me faktorin ndërkombëtar, nuk na japin viza, sebep hajnia e këtyre kryekapove të bandave mafioze

Për të ikur në theqafje, për të mos u kthyer kurrë më sa të jetë toka e qielli, duhet organizuar protesta gjithëpopullore, jo partiake. T´i lënë partitë-bandat me një anë dhe të bashkohet i tërë populli, i madh e i vogël, dhe ju garantoj se do të ikin me bisht ndër vegë... E shpëtojmë vendin dhe popullin dhe do të vijë një epokë e re për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj dhe këta do të ikin me damkën e zezë të hajnisë dhe të tradhtisë

Bandat që e kanë kapur pushtetin janë duke bërë kërdi kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe jo vetëm kaq, por kjo bandë hajnash na bënë rezilë edhe para faktorit ndërkombëtar. Këto banda e kanë kapur pushtetin me dhunë dhe janë duke vepruar hajnisht duke vjedhur buxhetin e shtetit dhe djersën e taksapaguesve. Vrapojnë pas pushtetit dhe pas hajnisë tamam si zagarët pas kockave dhe si korbat pas kufomave të vdekura. Bëjnë skandal pas skandali dhe askush nuk i trazon dhe lëre më t´i burgosë kush, sepse ky rrjet mafioz i kanaleve të nëntokës kriminale, është rrjeti më kriminal në tërë Ballkanin.

Kësaj radhe nuk mund t´i numërojmë të gjitha skandalet e këtyre bandave, sepse janë aq shumë që më së paku duhet tri vite rresht për të shkruar dhe atë pa u ndalur fare. Na bënë rezilë me faktorin ndërkombëtar, nuk na japin viza, sebep hajnia e këtyre kryekapove të bandave mafioze dhe të klaneve më të rrezikshme se ai klani i Zemunpoljes së Legias dhe të Ulemekut.

Shitën toka këta kopilë vetëm për interesa të tyre personale, karrieriste, janë në pazar me udbashët dhe spiunët për t´i shitur edhe 1/3 e tokës më të ndjeshme të vendit, që mban gjallë shpirtin tonë, sollën "Zajednicën" dhe pikërisht me këta kriminelë ky soj i pushtetit hanë e pinë në hotelet më të shtrenjta të botës, kanë formuar një kope hajnash zyrtarisht me aktakuza të ngritura për hajni dhe bredhin nëpër hotelet e Brukselit me para të djersës së taksapaguesve dhe bëjnë dyzen ahengu dhe sallamadi.

Bënë hata e kasaphanë në dikasteret, si në PTK

Këta banditë, kryebanditë dhe shkuar kryebanditëve bëjnë kontrata të paligjshme, vjedhin me qindra miliona dhe janë supermilionerë që para lufte këta mangupë dhe këta vagabondë nuk kishin as rrip pantallonash, janë bërë më të kamur se sheikët e Arabisë me hajni, kanë siguruar pasuri për njëzet-tridhjetë breza, na fusin në sherr me miqtë më të ngushtë dhe më besnikë, vetëm pse ja thotë troç në sy se JU JENI HAJNA, dhe, merreni me mend kinse ju mbetet hatri këtyre hajnave të peshave të rënda.

Ky rrjet mafioz i kanaleve të nëntokës kriminale e kapën Kosovën pameritueshëm, me hajni dhe me dajak në krah, me mashtrime, me rrena dhe me kërcënime dhe sa e morën pushtetin kjo kope hajdutësh, hajnat më të mëdhenj në tërë Ballkanin, iu turrën si çakej e zagarë dikastereve më të mëdha. Përpos hajnisë, këta punësuan të gjallë e të vdekur të familjeve të tyre, nga katër anëtarë të familjes se të mos flasim dy apo tre, punësuan kurva e kurvarë dhe a e dini se ku?

Aty ku është paraja më e madhe se kryebanditët, po e përsëris dhe ripërsëris KRYEBANDITËT E MAJAVE TË SHTETIT bënë hata e kasaphanë në dikasteret si në PTK,në Telekom dhe këta pisa, këta idiotë, këta vagabondë dhe kriminelë as që skuqen fare, që bënë kontrata me DEVOLLËT. Pra, ky soj nuk kanë dert se mashtruan popullin, se e vodhën popullin, se e tradhtuan popullin, i lanë në mëshirën e Zotit, i lanë në rrugë, të pashpresë e të papunë.

Të vrasin natën e të vajtojnë ditën

Kryebanditët e kanë forcuar pushtetin në rrënjë e në degë me banditët e familjeve dhe kanë bërë zap edhe sistemin e kalbur gjyqësor. Janë të lidhura me klane mafioze që të vrasin natën e të vajtojnë ditën dhe merreni me mend kanë filluar të lehin si qentë e zgjebosur edhe kundër ambasadorëve që na mbajtën shpirtin gjallë. Ehu, një grup banditësh, një grup spurdhjakësh të lehin kundër shteteve më të fuqishme të botës.

Një kope mangupësh, që deri dje nuk i kanë njohur as katundi i tij dhe me hajni dhe me kallashnikovë erdhën dhe uzurpuan toka në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës dhe këta ndërtuan shtëpi si në Tokio dhe u bënë supermilionerë po se po ,por siguruan pasuri derisa të ekzistojë toka e qielli dhe nuk kanë të ndalur. Pra, disa bashibozukë dhe disa kodosh që deri dje kanë ngrënë sapunin për djathë, që deri dje i kanë kullotur dhitë nëpër skerka dhe kanë filluar të lehin kundër Amerikës, Zvicrës, Gjermanisë. Ore hajna, po a shtyhet bjeshka me gjoks, bre idiotë shkuar idiotëve!

Aq rezilë jeni bërë që neve na vjen turp, duke pasur frikën se mendojnë se i terë populli jemi hajna të peshave të rënda si jeni ju faqja e zezë, që e vodhët Kosovën që e tradhtuat dhe shkelet në gjakun e dëshmorëve të kombit dhe ju hani e pini me kriminelët që na vranë, na prenë, na dogjën të gjallë dhe na dhunuan dhe ju ngrini "slivovicë" dhe hani mish derri të stallave të Gjokos! A nuk është turp? Pse nuk kërkoni që pushkaxhinjtë e Drazh Mihajlit, të kërkojnë falje për kasaphanën që bënë në Kosovë, përse nuk kërkoni për dëmet disa miliarda, për të pagjeturit, po ju zgërdhiheni me ata. Mosni bre se ka për t´iu vra i Madhi Zot me kokërr rrufeje...!

A e dini se jeni bërë rezilë, ore gjakzi, ore qimzi! Përse shkoni kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve te saj, përse shikoni interesin tuaj personal dhe për bishtin Tuaj kërkoni që t´i falen tokat e Kosovës që janë mbrojtur me gjak. Ka ardhur koha që populli t’u mbështet për muri me protesta, sepse është i pashpresë, sepse e mashtruat, i tradhtuat, i gënjyet dhe i latë në mëshirën e Zotit, i latë t´i kapin strajcat dhe të ikin në dhe të huaj. Këta kryehajna, këta kryebanditë nuk ikin kështu, sepse i ka verbëruar hajnia. Hajninë e kanë në gjak.

Të gjitha kryebandat që nga pas lufta i copëtuan Kosovën deri në palcë që ka dhembje deri në asht, shumë e vodhën e haram e paçin për jetë e mot! Ju tregoi se si ikin këta kryehajna dhe këta kryebanditë shkuar banditëve. Nuk ikin kurrë me protesta të bandave, që ju i quani parti. Jo, le t´i organizojë kush të dojë, le të mblidhen sa të duan; 50 mijë, 100 mijë. Jo! Sepse këta banda të pushtetit thonë janë protesta të një bande që ata e ju i thoni parti. Por, për të ikur në theqafje për të mos u kthyer kurrë më sa të jetë toka e qielli,duhet organizuar protesta gjithëpopullore, jo partiake. T´i lënë partitë-bandat me një anë dhe të bashkohet i tërë populli i madh e i vogël dhe ju garantoj se do ikin me bisht ndër vegë...

E shpëtojmë vendin dhe popullin dhe do të vijë një epokë e re për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj dhe këta do të ikin me damkën e zezë të hajnisë dhe tradhtisë...

(Kosova Sot)