Shteti po vuan nga jeta matrapaze ekonomike dhe politike

Shteti po vuan nga jeta matrapaze ekonomike dhe politike
Shteti po vuan nga jeta matrapaze ekonomike dhe politike

Muhamet Kelmendi

  • 03 April 2019 - 09:03

Ky lloj i njerëzve e shkatërron vendin

Sot, më shumë se kurrë, në Kosovë është kjo gjendje e krijuar nga ideologjia e përfitimit, qoftë edhe duke tradhtuar kombin dhe shtetin

Në kuadër të burimeve shkencore për sistemin politik..., krahas socialutopistëve francezë, kemi edhe ekonomistët anglezë.
Një ekonomist pati thënë për të pasurit, të cilët u krijuan në shoqërinë kapitaliste, si më poshtë:
" Të pasurit mendojnë:
Ne jemi të mençur, mbi shoqërinë dhe shtetin. Si të tillë, njerëzit iu duken të vegjël, pa parime dhe vegla në shërbim të tyre...
Të pasurit dëshirojnë të qëndrojnë mbi shtetin, duke i detyruar organet të bëjnë çka të dëshirojnë. Ata mendojnë se e kanë botën, tërë njerëzit, dhe mund të arrijnë çdo gjë...

Përpiqen të nënshtrojnë çdokënd

I pasuri e ndien veten shumë të mençur, mbi çdo person.
Ai mendon se ka mundësi, meqë është i pasur, të bëjë çka të dëshirojë. Çdo femër që e shikon mendon se mund ta bëjë për vete. Në çdo vend ku janë bien në kundërshtim me ligjin. Veprojnë pa kontroll, duke menduar se nuk ka kush çka t’u bëjë...
Shfrytëzimin e njeriut në aspektin fizik dhe moral e kanë me shpirt. Vlera e njerëzve është për ta shumë e ulët.
Paraja dhe kapitali janë çdo gjë".
Ky mendim është sot prezent në Kosovë.
Pasanikët e rinj janë pa ndjenja njerëzore dhe morale. Rrënojnë çdo gjë të bukur dhe të ndritshme. Kur gjenden në vende publike sillen pa kontroll dhe përpiqen të nënshtrojnë çdokënd.
E keqja me e madhe e tyre është:
1. Shfrytëzimi e shoqërisë mbi idenë se janë të pasur dhe me pasuri mund të bëjnë çka të duan.
2. Mund të arrijnë çdo femër që e dëshirojnë.
3. Bëjnë eksploatimin e rëndë të të punësuarve.
4. Vendosin pushtetin e parasë mbi shoqëri dhe shtet si dhe
5. Nuk nënshtrohen ndaj asnjë norme, qofte morale, qofte shtetërore.
Ky lloj i njerëzve e shkatërron vendin. Bëjnë shkelje dhe vepra penale dhe dëmtojnë shtetin në masë.

Klasë kriminale e ndërtuar në Kosovë

Për ata nuk ka norma dhe sjellje të ndaluara. Çdokund dhe në çdo vend atyre duhet t’u nënshtrohen.
Janë këto disa veprime që vendin tonë, shtetin e Kosovës, e kanë vendosur në likuidim. Si në fushën ekonomike, të arsimit, të shëndetësisë dhe të pronës, kudo ky lloj i njerëzve është prezent.
Shteti po vuan nga jeta matrapaze ekonomike dhe politike.
E shteti nuk vepron, sepse ata e kanë nën kontroll politikën, organet e drejtësisë dhe ekonominë, si bazë kryesore e tërë superstrukturës.
Dhe, duke përfunduar, pas analizës së Robete Ovenit dhe të Shar Furiez ekonomistëve angleze, ata vijnë në konkludim se dy rruge janë:
1. Marrja e ekonomisë në duar të punëtorëve dhe
2. Marrja e pushtetit nga masat e gjëra punëtore.
Sot më shumë se kurrë në Kosovë është kjo gjendje e krijuar nga ideologjia e përfitimit, qoftë edhe duke tradhtuar kombin e shtetin, si dhe me të drejtë është shume aktuale ideja e Robert Ovenit dhe Sgar Furied, kuptohet për të vënë nën kontroll këtë klase kriminale të ndërtuar në Kosovë.

(Kosova Sot)