Sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe problemet e pazgjidhura

Sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe problemet e pazgjidhura
Sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe problemet e pazgjidhura

Avokat Gent Gjini

  • 03 April 2019 - 17:29

Sistemi i drejtësisë përkatësisht sundimi ligjit, në shoqërinë kosovare është bërë demagogji në vete nga bartësit që përfaqësojnë këto institucionet, duke iu bërë lajka vetvetes së tyre se si dhe në mënyrë, ata po bëjnë për përpjekje për të treguar rezultatet pozitave në këtë fushë mjaft të të ndjeshëm, e që në fakt realiteti dhe sfida për sundimin e ligjit, në mënyrë që ajo të mbisundojë sado pak me qellim të ndërtimit të drejtësisë shoqërore, mbetet “listë e dëshirave” dhe pritjeve që sot kanë qytetarët.

Përse u nisa fillimisht nga vet qytetari, kjo sepse ai drejtpërsëdrejti preket, tangohet me drejtësinë duke bërë përpjekje të mund të e realizojë të drejtën e vet ligjore, por se realiteti tregon zhgënjimin në rritje dhe kjo është shumë normale. Kjo sepse, edhe atëherë edhe sot kemi probleme të pazgjidhura dhe të paluftuara si: lëndët e pritura me vite të tëra nëpër sirtarët, anshmëria korruptive e bartësve të drejtësisë, ryshfeti mitoja, mungesa e profesionalizmit, nepotizmi, klanet etj,pra janë këto elemente qe i paraprijnë sot sundimit te ligjit. Dhe si rrjedhojë këto cenojnë atë te drejte e cila do duhej te iu takonte qytetarëve.

Po ashtu paralelisht me këtë,problem në vetë është edhe mungesa e vullnetit politik për te krijuar mekanizma mbështetëse dhe përcjellëse, për monitorimin dhe zgjidhjen e këtyre ngërçeve e aq më tepër duke ditur që kemi vite e vite të tëra, qe kërkohen dhe na është kërkuar qe te e luftojmë këtë dukuri përkatësisht të e zvogëlojmë korrupsionin, e rezultatet janë qesharake. E në anën tjetër si rezultat i neglizhimit te tille ajo ka krijuar klimë inkurajuese që korrupsioni të bëhet edhe më tepër i lulëzuar, konstatimi i tillë është fare i thjesht kjo sepse askush prej profileve të larta nuk është denuar për korrupsion, qe ajo po ashtu të jetë mësim dhe leksion për të tjerët pra të moskorruptohen.

Por fatkeqësisht realiteti i sotëm këta i amniston dhe atyre, i u jep fuqi qe të jenë edhe me tepër Imun ndaj aferave korruptive normalisht kjo edhe falë gjymëtarëve dhe prokuroreve të korruptuar,të anshëm,dhe shatazhuar, duke iu munguar me këto dhe profesionalizimi i tyre. Normalisht se ne këtë bashkëjetesë pajën e vet apo kontributin e ka politika jonë ligjedhënse dhe ligjvënëse. Kjo sepse sot kemi politikan,qe përfaqësojnë klanet, grupet e interesit,politikat ditore biznesore,dhe ata thjesht janë makinacion mekanik i votimit për të votuar çështjet e “rëndësishme”duke mos ditur se çka në të vërtet janë ato që ata i votojnë dhe pse votojnë. Është normale që pritjet do duhej te i kishim edhe nga politika pra nga ata që kanë marur votë besimin e qytetareve dhe ata do duhej të i artikulonin interesat e qytetareve në problemet ditore që ai ballafaqohet me korrupsionin, miton dhe problemin deri te moszgjidhja e lendeve etj e deri te solidarizimi me popullin, qytetarin që nga ai këta deputet kane marur votën.

Ndërsa sot deputeti solidarizohet me krimin,korrupsionin pra mjafton pasiviteti i treguar i tyre për dëshmuar e argumentuar politiken tone te shkretë karshi korrupsionit. Bashkëjetesën e bën te pamundur që ne kete valle të mos paraqiten edhe grupet e interesit,klanet e sekserëve, harraqëve, tenderomanine,blerjeve te punëve, shatanzheve, konkurseve të kurdisuara, ekonomitë informale etj. Mjafton vetëm të e shikojmë dukurin atë më të fundit,lidhur “mafinë e punësimeve”aty konstaton se këtu ka dështuar sistemi i drejtësisë. Kjo sepse,deri sa shihen të themi prej “satelitit” personat e tille se kush i punëson dhe ne ce mënyrë ata janë të punësuar, institucionet tona të drejtësisë janë spektatore,dhe nuk ndërmarrin as hapin më të vogël për te i hetuar këto elemente kriminale, e ndërsa politika pikerisht ajo vet që i ka rahatuar këto punësime, behet edhe me injorante kur ajo trumbeton se normalisht punësimet tani do duhej te vinin nga partia-qeveria e cila udhëheq me vendin,sepse ajo është ne pushtet.

Në anën tjetër, une nuk pajtohem se me dukurinë e ashtuquajturës “mafia e punësimeve” të merren komisionet parlamentare“ ad hoc”, kjo sepse parimisht, dihen rolet se kush ndermer dhe zhvillon hetimet dhe konstaton pergjegjesitë penale të personave, për ata që kanë krijuar këto punësime mafioze pra prokuroria dhe gjykatat. Kjo edhe fakti se veprimet e atyre që kanë mundësuar keto punësime,janë te sanksionuara në vet Kodin Penal të Kosovës dhe edhe bukur janë paraparë masat me dënime të larta burgosese. E qe jo me këto te merret politika, me ato far komisionesh parlamentare, të diskredituara.

Thjesht mendoj se këto komisione janë të krijuara për qëllimin për ta zhvendosur çështjen,dhe të i relativizojne gjërat, duke fituar ne kohe dhe ftohur gjerat kinse për hetim. E ne fakt, këto komisione janë zhvatje të panevojta te parasë të qytetarëve te taksapaguesve, për te i siguruar ata anëtaret te komisioneve te marrin mëditjet te majme dhe beneficionet te tjera, ne dem e ne kurriz te popullit me korrupsionin e lulëzuar dhe punësimet all partizançe.

(Kosova Sot)